2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mërgimtari shqiptar rrëfen ngjarjen shokuese: Ja si më plaçkitën së bashku me gruan në Nish të Serbisë

Më të lexuarat

Një mërgimtar shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, përmes një letre të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, javë më parë ka rrëfyer një ngjarje të tmerrshme që i ka ndodhur gjatë kthimit nga Kosova për në Gjermani.

Sipas këtij mërgimtari shqiptar, që ka dashur të mbetet anonim, e gjithë ngjarja ka nodhur në një pomë afër Nishit.

“Ngjarja ka ndodhur afër Nishit sa ishin duke pushuar ne nje pompe benzini,jan ardhe dy persona te maskuar kan thyer gjamat e vetures dhe na e morren qanten e gruas me 950 euro, telefonin dhe gjesende te tjera”, rrëfen ai për “Bota sot”.

Ai ka treguar se menjëherë ka telefonuar Policinë, por ka dyshime se e gjithë plaçkitja ka qenë e përgatitur nga punonjësja e pompës ku ishin duket pushuar, pasi sipas tij, ajo nuk ka treguar atë që ka parë Policisë.

“Duke u kthyer nga Kosova jemi ndalur afër Nishit për një pushim se isha shumë i lodhur, gjatë pushimit ishim duke fjetur të gjithë fëmijët dhe gruaja. Pas gjysme ore pushim kemi dëgjuar dy kersitje të mdhaja dy persona te maskuar një nga ana e gruas dhe një nga ana ime na i thyen gjamat dhe me një agresivitet te madhe na e morën qanten e gruas me te holla dhe tel. E gjithë ngjarja ndodhi 5min dhe ikën. E informuam policinë ata erdhën pas 10 min ,dhe ju treguam ngjarjen po nuk ndërmorën asgjë vetëm na thane qe kemi kaluar mire se normal janë shume agresiv ne raste te tilla, edhe pse aty kishte kamera sigurie dhe e pyeten edhe punëtoren e pompës po ajo tha nuk ka pare dhe nuk ka dëgjuar asgjë, kjo mu duke sikur te ishte e lidhur edhe punëtorja po edhe policia me ata plaçkitësit”, tregon ngjarjen e tmerrshme që i kishte ndodhur mërgimtari shqiptar.

Sipas tij, ai këtë lajmërim e ka bërë që qytetarët shqiptarë të kenë kujdes, jo te udhëtojnë vetëm dhe gjatë natës nëpër Serbi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit