-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mërgim Mavraj përgjigjet për reklamën e birrës dhe agjërimin e Ramazanit (VIDEO)

Më të lexuarat

Mërgim Mavraj është një nga futbollistët më fjalëpakë në kombëtaren tonë, por çdo veprim e tij përbën lajm. I gjendur ne vëmendjen maksimale te medias dhe tifozëve, të martën mbrojtësi 30 vjeçar alarmoi të gjithë me mungesën në stërvitje.

“Kemi kaluar 3 javë tani me stërvitje, kisha nevojë për një ditë pushim dhe trajneri e aprovoi, por gjendja ime është shumë e mirë”, tha Mavraj.

Duke qenë një mysliman praktikant, Mavraj ka qenë gjatë këtyre ditëve pjesë e diskutimeve mbi agjërimin apo mbajtjen e fanellës ku ishte stampuar një pije alkoolike.

“Çështja e Zotit, e fesë apo e besimit tim asnjëherë nuk pengojnë dhe ndihem krenar që kam pasur mbështetjen e shumë vëllezërve dhe motrave, pavarësisht a kanë qenë myslimanë apo jo”, tha Mavraj.

Mërgimi thekson se kualifikimi në Euro 2016 është një sukses i madh për Shqipërinë. Ndërkohë ai shton se kombëtarja po punon për të luajtur 7 ndeshje ne Europian.

Ditët e fundit shumë prej futbollistëve të kombëtares, përfshirë edhe kapitenin Cana, kanë folur për ecjen para të ekipit. Kualifikimi vetë ishte një ëndërr, por futbollistët e kombëtares janë të bindur se ëndrra vazhdon. /Top Channel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit