3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mërgim Mavraj lajm në mediat gjermane për veprimet e tij!

Më të lexuarat

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj është bërë lajm në të përditshmen BILD, kjo për shkak të aktiviteteve të tij, përcejll KohaIslame.

 

Atë e kanë krahasuar me futbollistët e tjerë, pasi Mavraj ka lënë shumë gjëra lukse në anash. Ai ka vendosur të ndihmojë të varfërit në trevat shqiptare.

 

Ai këtë vit ka kaluar nga Kolni në Hamburg për 1.8 milion euro. Ai ka thënë se është më mirë të ndihmojë njerëzit në nevojë, se sa të ketë një orë Rolex në krah. Ai ka thënë se ditët e para të lira i ka shfrytëzuar në Tiranë në Shqipëri.

 

Kjo është intervista e tij për të përditshmen gjermane BILD, që përcjell KohaIslame.com

Bild:  Cili është motivi juaj?

Mavraj: E bëjë sepse dua ta bëj. Kjo ka qenë gjithnjë në mendjen time. Bile edhe isha fëmijë i vogël në Shqipëri, i shpenzoja të gjitha paratë që kisha në xhep duke u dhënë lypësve në rrugë. Sot e shoh veten time duke e bërë këtë edhe më shumë.”

 

Bild: Çfarë do të thuash?

Mavraj: Ju jap një shembull të thjeshtë: Unë mund të blej një Rolex në Gjermani ose mund të ndërtojë një shtëpi të madhe në Shqipëri për familjen time. Kjo gjë nuk më shqetëson aspak. Privilegj më jep ajo që mund tu ndihmojë njerëzve nga paratë që bëjë nga futbolli. Po ashtu, kjo ka mundësuar të njoh shumë njerëz të rëndësishëm dhe me ndikim. Dua të përdori këtë lidhje në mënyrë korrektet dhe të bëjë mirë”.

Bild: Sa ditë shpenzoni për pushime?

Mavraj: Ende jam afër shtëpisë në Frankfurt. Pastaj shkoj tek ekipi kombëtar dhe pastaj shkoj tek nëna ime në Kosovë”. /KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit