1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mërgim Mavraj edhe pse i lënduar dhe jo aktiv në fushë akoma i pengon Berat Buzhales (expressit)

Më të lexuarat

Islamofobia në Kosovë po tejkalon gjitha kufijtë, këta mistreca të kompleksuar akoma vazhdojn me fyerje ndaj gjith atyreve që kan shpreh besimin në Allahun fuqiplotë dhe dëshirojn të jen praktikues të Islamit, një ndër to është edhe heroi i kombëtares Mërgim Mavraj i cili për momentin është i lënduar dhe jo aktiv në fushë megjithatë aktiv tek portali Islamofob i Berat Buzhalës e “famshmeja” për Islamofobi Gazeta Express, pas fyerjeve që iu bën Mërgimit në ditën më të vështirë të tij (Vdekja e Babait) si dhe fyerjet ndaj pantollonave të tij nga portali i sipërpërmendur, tash vijon edhe një shpifje e re ndaj Mërgimit.

Në një intervistë për Panorama Sport, Mavraj rrëfen se e ka takuar kardinalin dhe ka biseduar me të, por thjesht ka qenë një keqintepretim i një tabloidi gjerman.

“Gjithçka ka ndodhur ditën e martë. Pati ardhur një  një kardinal afër fushës stërvitore. Kjo ndodhi pas stërvitjes ku në fakt unë isha me grip, i ftohur. Pashë që ishin grumbulluar shumë njerëz, rreth 30-40 persona së bashku me shokët e skuadrës. I pashë dhe mendova të mos qëndroja jashtë pasi binte shi. Kështu që hyra brenda. Zakonisht ne na  resin shumë njerëz jashtë fushës, pas stërvitjes për të marrë autografe e për të bërë foto… Kështu unë ika nga grupi pa e ditur fare kush ishte aty. Pastaj kur hyra brenda erdhën dhe shokët e tjerë të ekipit e më thanë të dilja jashtë pasi ka ardhur kardinali dhe ka dëshirë të të përshëndesë edhe ty. Unë dola jashtë e takova, njëkohësisht kërkova falje, duke i thënë se ‘nuk e dija që ishit ju sepse nuk do të isha larguar’.

Kështu, gazetarët kanë bërë një shkrim të vogël pasi kanë dashur të provokojnë pakëz, por të nesërmen e sqaruan këtë pjesë kur kardinali thotë që ‘e kam takuar Mavrajn dhe kemi biseduar”.

Nuk jam befasuar fare që gazeta Express ka botuar një lajm të tillë, pasi kam një eksperiencë me ta siç ishte edhe për varrimin e babait tim dhe që mundohen ta ulin pak imazhin fetar. Shpresoj që edhe ata njerëz të kenë pak frikë nga Zoti, që të dinë të respektojnë fenë e tjetrit”, thekson Mavraj.

Turp për këta Islamofobë që mundohen tia njollosin imazhin Mërgimit i cili jo rallë herë na dhuronte gëzim të gjith shqiptarëve.m

Koha ISLAME

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit