1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mënyra profetike në mënjanimin dhe ekuilibrimin e dëmeve që shkaktohen nga ushqimet dhe frutat

Më të lexuarat

Në të dy librat e saktë të haditheve transmetohet nga Abdullah bin Xhafer, i cili thotë: “Kam parë të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) duke i ngrënë hurmat e sapo pjekura me kastravecë.”

Hurmat e sapo pjekura e ngrohin menjëherë lagështirën e gjymtyrëve, forcojnë stomakun dhe e normalizojnë atë, shtojnë bukurinë si dhe treten shumë shpejt. E shtojnë etjen, e vënë gjakun në lëvizje, shkaktojnë dhimbjen e kokës dhe të fshikëzës së urinës, po kështu i dëmtojnë dhe dhëmbët.

Ndërsa kastraveci e ftoh menjëherë lagështirën e gjymtyrëve, është freskues, largon temperaturën e stomakut, që vjen si pasojë e gastritit. Kastraveci i tharë e largon gastritin, e nëse grihet, përzihet me ujë dhe pihet, e largon etjen, nxit urinimin, e pakëson dhimbjen e fshikëzës së urinës. Gjithashtu, nëse grihet dhe bëhet turshi e me të fërkohen dhëmbët i pastron ato.

Përfundimisht themi se hurmat e sapo pjekura janë të nxehta, ndërsa kastraveci është i ftohtë e të dy e normalizojnë dhe i ekuilibrojnë dëmet dhe dobitë mes tyre. Një mënjanim i tillë i dëmeve përbën bazën kryesore të mjekimit dhe ruajtjes së shëndetit, Jo vetëm kaq, por e gjithë mjekësia bazohet në këtë rregull. Në zbatimin e këtij rregulli (rasti i hurmave me kastravecin) dhe i të tjerëve si ky tek ushqimet dhe tek ilaçet ka shërim, normalizim dhe mënjanim të dëmeve të ndërsjella, si dhe është ndihmesë për një shëndet të mirë e për një trup të fortë.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: “Më dhanë ushqim shumë që të shëndoshesha, por më kot. E kur më dhanë kastravecë dhe hurma të sapo pjekura u shëndosha.”

Pra, mënjanimi i dëmit nga (ushqimi) i ftohtë me të ngrohtë, nga i ngrohti me të ftohtë, nga i thati me të lëngët dhe e kundërta, si dhe ekuilibrimi i njërës me tjetrën, është ilaçi më i mirë dhe ruajtës i shkëlqyer i shëndetit.

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi atë i cili u dërgua për të mirën e trupave dhe të zemrave, si dhe ftues për përmirësimin e dynjasë dhe të ahiretit.

Përgatiti: Erion Sula/klubikulturor/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit