Mendo për premtimin e Allahut:
“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.” (Gafir, 51)
Tani dije se fitorja e premtuar nuk është e domosdoshme të vijë në mënyrën si e dëshironi ose prisni. Fleksibiliteti na ndihmon t’i njohim dhe t’i çmojmë të gjitha mënyrat me të cilat Allahu na mbështet.
Gjithashtu mbaje në mend se edhe nëse ‘suksesi’ për të cilin kemi shpresuar nuk është arritur plotësisht, ne do të shpërblehemi për çdo vepër që e kemi kryer gjatë rrugës. Allahu nuk do ta lë të humb shpërblimi ynë:
“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.” (El-Kehf, 30)