0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

MENDJA E NGATËRRUAR E KADARESË

Më të lexuarat

Në një video që po qarkullon në internet, shkrimtari Ismail Kadare dëgjohet duke thënë se Nënë Tereza e kishte telefonuar atëbotë Presidentin Amerikan Bill Clinton, duke i thënë:

Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi!

Kështu, me këtë telefonatë, ajo e kishte ndihmuar në marrjen e vendimit të vështirë (sipas Kadaresë), atë të urdhërimit për ta bombarduar Serbinë, e cila po ushtronte fushatë të përgjakshme ushtarake në Kosovë me synim, spastrimin etnik. E vërteta është se Nënë Tereza (tashmë Shën Tereza), nuk ka qenë e gjallë gjatë kohës së bombardimeve, ajo ka ndërruar jetë dy vite më përpara, saktësisht më 5 shtator, 1997. Duket që shkrimtarit tashmë të shtyrë në moshë, ka nisur t’i ngatërrohet kujtesa dhe natyrisht, kjo rrëshqitje për të në këtë moshë, është më se normale./gazetaere.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit