2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

MENDIMTARËT FRANCEZ PËR MUHAMEDIN (ALEJHI SELAM)

Më të lexuarat

Lamartine, shkrimtar dhe politikan francez ka thënë për Muhamedin (alejhi selam): “Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e të menduarit dhe rezultatet e arritura janë tre kriteret e gjenialitetit njrëzor, kush do të guxonte të krahasonte dikë tjetër në historinë njerëzore me Muhamedin?
Muhamedi ishte rrëzuesi i zotave të rremë, themelues i një ideje të re me anë të fjalës, filozof, orator, mësues, burrë shteti, luftëtar i një çështjeje të madhe, predikues i një besimi të arsyeshëm dhe të adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive territoriale dhe të një shpirtëroreje. Ai ishte Muhamedi. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret që duhen për të matur madhështinë njerëzore, njeriu me të drejtë mund të pyesi: A ekziston ndonjë njeri më madhështor se ai?”
[Lamartine, HISTOIRE DE LA TURQUIE, Paris, 1854, Vol. II, fq. 276-277.]

Orientalisti francez Edëuart Montet, i cili ka realizuar përkrhimin e Kuranit në frengjisht thotë: “Muhamedi është i vetmi njeri në histori që arriti sukses të përkryer në të dy nivelet fetare dhe jetike … Ky bashkim unik që nuk ka të ngjarë, i jep të drejtë të konsiderohet figura më e madhe me ndikim në historinë njerëzore.
Muslimani meriton vërtet që të jetë krenar me Kuranin, sepse ai është si uji, në të cilin ka jetë për të gjithë ata që kanë marrin prej tij.
Islami është një fe që përhapet me shpejtësi, e cila promovohet vetvetiu pa asnjë mbështetje nga qendra apo organizata; sepse çdo musliman nga natyra, është një misionar, kështu që ai është shumë besnik dhe i fortë.
Besimi i tij pushton zemrën dhe mendjen e tij, dhe ky është një avantazh që nuk e ka asnjë fe tjetër, është pikërisht kjo arsyeja pse ne zbulojmë se një musliman i cili është i përflakur me besim në fenë e tij e predikon atë kudo që të shkojë dhe kudo që të jetë, duke transmetuat besimin tek kushdo që e kontakton atë.

Orientalisti francez Alphonse-Étienne Dinet ka thënë: “E vërteta është se mes gjithë profetëve që themeluan fetë, ne shohim se Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) është i vetmi që nuk ndjeu nevojë ndaj mrekullive materiale, duke u mbështetur kështu në qartësinë e mesazhit të tij, dhe në elokuencën hyjnore të Kuranit.
Mos pasja nevojë e Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të) për mbështetje me mrekulli materiale, është mrekullia më e madhe e parë ndonjëherë.
[Alphonse-Étienne Dinet, Muhamedi profet i Zotit, fq. 52].

Dijetari francez Sadio Luis (1808-1875) ka thënë: “Muhamedi (paqja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) profeti i arabëve, nuk ishte një njeri që çliroi vetëm arabët, por tërë botën mbarë -nëse njerëzit do të gjykonin drejtë-. Sepse ai nuk solli një fe vetëm për arabët, dhe se mësimet e tij meritojnë vlerësim dhe admirim. Ato tregojnë se ai është i përkryer në fenë e tij, i përkryer në moralin e tij dhe i përkryer në cilësitë e tij. Ne sot kemi nevojë që në botë të ketë njerëz si Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të), Profeti i muslimanëve”.
[Historia e Arabëve, fq. 37]

Lauzon (1786-1837) Profesor francez në kimi dhe astronomi, në librin e tij “Zoti në qiell” thotë: “Muhamedi (paqja dhe paqja e Zotit qoftë mbi të) nuk është vetëm profeti i arabëve, por ai është profeti më i mirë që ka folur për njëhsimin e Zotit dhe se feja e Moisiut, megjithëse ishte një nga fetë themeli i së cilës është monoteizmi, ai ishte i veçantë dhe specifik për bijtë e Izraelit. Sa për Muhamedin (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), Dy bazat themelore të tij janë monoteizmi dhe besimi në ringjallje. Dhe ai deklaroi fenë e tij për të gjithë njerëzimin në të gjitha pjesët e botës…
Një të dërguari si ky duhet ti ndiqet mesazhi dhe duhet marrë iniciativa për të përqafuar fenë e tij, pasi ajo është një thirrje e pastërt e bazuar mbi njohjen e Krijuesit dhe nxitjen për mirësi dhe largimin nga e keqja. Madje e gjithçka ajo që ai solli synon drejtësinë dhe rregullimin, dhe rregullimi është kënga e besimtarit. Kjo është feja për të cilën i ftoj të gjithë të krishterët që ta përqafojnë”.

Koy Dufau (1872-1933) Orintalist francez dhe njohës i historisë arabe shkruan:
“Nuk ka dyshim se Muhamedi (alejhi selam) në mesin e popullit të tij, ishte njeriu më i mençur, dhe më i kthjellti në gjykime. Gjithmonë fytyr qeshur, karakterizohej me heshtje, modesti, dhe moral. E përmendte Zotin shpesh dhe i shmangej fjalëve të kota. Për s ai përket të drejtës, tek ai ishin të njejtë i afërmi me të largëtin, i forti me të dobëtin dhe i donte të vobektët. Nuk i nënçonte fukarenjt për shkak të fukarallëkut të tyre, dhe as i frikësohej pushtetarëve si shkak i pushtetit të tyre. Nuk largohej nga ai që e takonte, derisa t’ia lëshonin dorën. Ulej në tokë, qepte rrobën e vetë dhe rregullonte këpucët e tija”.

Dr. Ëill (1818-1889) Orientalist francez i cili ka përkthyer një sërë librash nga arabishtja, ka thënë: “Muhamedi meriton vlerësimin dhe admirimin tonë, sepse ka qënë një reformator i madh, madje i cili meriton që ta quajmë dhe Profet, dhe nuk duhet të dëgjojmë fjalët e atyre që janë tendeciozë dhe as të atyre që janë fanatik. Nuk ka dyshim se Muhamedi ka qënë një njeri me fe madhështore dhe personalitet të madh dhe çdo kush që e paragjykon Muhamedin, nuk e njeh si duhet dhe e ka zhvlerësuar pozitën e tij”.

Rëne Dekart (1597-1650) matematicienti dhe filozofi i madh Francez, në librin e tij “Ligjërime rreth metodikës” ka thënë: “Ne dhe muslimanët jemi në këtë jetë, porse ata punojnë me dy mesazhet: të Isait dhe Muhamadit, ndërkhë që ne nuk punojmë me të dytin. Por nëse do të ishim të drejtë, do të ishim krah për krah tyre, sepse mesazhi i tyre përmban atë që është në harmoni me të gjitha kohërat, dhe pseduesi i ligjit të tyre është Muhamedi, të cilin arabët e kishin të përballeshin me Kur’anin dhe elokuencën e tij. Madje, historia nuk ka ardhur me njeri që është më elokuent se ai në të folur, më logjik dhe më të madh se ai në sjellje. Kjo është dëshmi e cilësive të virtytshme të profetit musliman, të cilat e bërëntë denjë, të ishte profeti i fundit në zinxhirin e profetëve dhe që qindra miliona njerëz të përqafonin fenë e tij”.

Eduard Perroy, (1901-1974 Paris) studiues francez, prof. në Universitetin e Sorbonës, thotë: “Erdhi Muhammedi, i biri i Abdullahut, Pejgamberi arab dhe vula e pejgamberëve, i cili u solli sihariq, arabëve dhe mbarë njerëzimit, një fe të re. I ftoi ata, që të besonin se, Allahu është Një dhe i Vetëm. Sheriati (ligji isalm), nuk ndryshon nga besimi. Ligji islam, gëzon pushtet hyjnor të obligueshëm dhe rregullon jo vetëm çështjet fetare, por edhe ato shekullare. Ai i obligoi besimtarëve zekatin, luftën kundër politeistëve… Muhammedi a.s., përhapi fenë e pastër… Kur ndërroi jetë, në vitin 632 të erës sonë, ai e kishte përmbushur thirrjen e tij dhe kishte vendosur sistemin shoqëror, i cili qëndronte shumë lart karshi sistemeve fisnore, në të cilat jetonin arabët, para Islamit. Ai i miqësoi ata dhe arriti një unitet të fortë mes tyre. Gadishulli arabik, arriti një njësim të fuqishëm fetar, që nuk e kishte njohur asnjëherë më parë.”

Dr. Gustav Lebon (1841-1931) filozof Francez, në librin e tij Civilizimi Arab shkruan: “Muhamedi (a.s.) arriti një sukses të cilin nuk e arriti asnjë nga fetë e mëparshme, që u shfaqën para tij në tokat arabe: as Hebraizmi, as Krishtërimi. Prandaj, kontributi i tij qe madhështor.
Nëse madhështia e njerëzve matet me madhështinë e veprave të tyre, atëherë Muhamedi (a.s.) është nga më të madhërishmit që ka njohur historia. Tanimë, dijetarët perëndimorë kanë filluar të tregohen objektivë pavarësisht se fanatizmi fetar historianëve ua ka verbuar shumë sytë që të njohin dhe të pranojnë superioritetin e Muhamedit (a.s.) ndaj të tjerëve.”
[Dr. Gustav Lebon- Civilizimi arab, vepër e cituar, Dr. Jusuf El Kardavi, Islamsko Provo, Sarajeve 1989 fq. 49.]

Orientalisti francez, E. Demerngen, ka shkruar veprën “Biografia e Muhamedit” dhe “Muhamedi dhe sunneti”; prej të cilave po shkëpusim pasazhin e mëposhtëm: “Muhamedi (a.s.) veten e konsideronte si instrument për komunikimin e Shpalljes. Përpjekja e Muhamedit (a.s.) këmbëngulte në atë që të jetë i besueshëm, dëgjues dhe regjistrues besnik, përcjellës i pagabueshëm i asaj që dëgjonte nga fuqia ndriçuese dhe zëri i heshtur i fjalës së amshuar, i fjalës së Allahut, e cila është ajka e Librit. Fjalë të cilën e ruajtën engjëjt fisnikë në qiellin e shtatë. Çdo Pejgamber duhet të ketë argument për mesazhin e tij. Secili duhet të ketë një mrekulli me të cilën të sfidojë të tjerët… Kurani është mrekullia e vetme e Muhamedit (a.s.). Stili i tij është i mrekullueshëm, fuqia e tij mahnitëse vazhdon edhe në ditët tona. Ai ngacmon lexuesin, edhe nëse ai nuk është prej adhuruesve të devotshëm.”

La Fayet, filozof dhe ideator i revolucionit të madh francez të vitit 1789 dhe që ka studiuar të gjitha sistemet juridike para botimit të “Deklaratës së të drejtave të njeriut”, ka thënë: “O Muhamed! Atë që ke prurë dhe aplikuar në botë, nuk e ka bërë askush. Ti ke sjellë drejtësinë në një vend të paarritshëm. Një njeri kompleks, plot me temperament, i cili disa herë bëri gjëra që për ne është vështirë t’i pranojmë, por që pati gjeninë e një rendi shoqëror të thellë dhe themeloi një fe si edhe një traditë kulturore, emri i së cilës është “Islam” dhe që do të thotë paqe dhe pajtim.”



Pregatiti: Bledar Haxhiu
http://www.profetiislam.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit