9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mendimi parcial

Më të lexuarat


Prej pengesave të mendimit të shëndoshë, madje prej pengesave të vendimit të shëndoshë është studimi i çështjeve apo problemeve në mënyrë të parcializuar, çdo pjesë e ndarë nga pjesët tjera dhe pa kurrëfarë lidhje mes tyre. Apo duke mos e analizuarë atë çështje nga të gjitha aspektet.

Ky lloj mendimi është ajo që i dobëson qëllimet e synuara dhe shfaq dobësi në zgjidhjet e shpresuara.

A duhet t’i ndajmë problemet tona dhe të mos lypim fijen lidhëse mes tyre?
A duhet të hulumtojmë çështjen e Palestinës të ndarë nga çështjet e shteteve që i ka përreth?
A duhet të hulumtojmë çështjen e Sirisë në vete, atë të Libanit në vete, atë të Jemenit në vete, duke mos shikuar fijen e përbashkët për shkatërrimin ekonomik, atë politik dhe atë akademik të këtyre vendeve?!

Fija e përbashkët në dështimin e këtyre shteteve është projekti safevit iranian!
A duhet t’i gëzohemi kur një krah i kësaj lëvizjes hudh një raketë nga ajo anë e tjetri krah i kësaj lëvizje hudh një raketë tjetër nga një anë tjetër, duke harruar krimet e tyre që i bëjnë karshi banorëve të këtyre shteteve, i cili me gjasa me këtë krim karshi ehli Sunetit i ka ofruar shërbimin më të madh Izraelit!
Kurani Fisnik aludon në këtë lloj mendësi duke u dhënë përgjigje jobesimtarëve të Mekës, të cilët e akuzuan se ky Kuran është prodhim i tij, duke thënë:
“Por ata e mohojnë atë që nuk e njohin plotësisht, ndërkohë që nuk u ka ardhur ende përmbushja e (premtimeve të) tij. Kështu kanë mohuar edhe popujt që ishin para tyre; prandaj shiko si kanë përfunduar keqbërësit! (Junus: 39).
Ibën Atije në tefsirin e këtij ajeti thotë:
“Allahu me këtë ajet do të thotë: Ata e përgënjeshtruan këtë Kuran, i cili paralajmëron për gjëra metafizike, gjëra për të cilat ata nuk kanë informata dhe nuk kanë arritur të perceptojnë nga çdo anë ato dituri metafizike e as sistemin e mrekullueshëm të Tij”.
Shejh Reshid Rida thotë: “Nuk i kanë ditur në të gjitha aspektet dhe në të gjitha mënyrat”.
Tevilii ka kuptimin se në çka do përfundojnë gjërat, që domethenë se do shifni se kujt i takon fundi dhe se do vërtetohet fakti se ky Kuran është Fjalë e Allahut.
Në suren El-Kehf u përmend fjalia e njeriut të mirë (Hidrit, alejhisselam):
“E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”? (El-Kehf: 68).
Që domethënë: O Musa! Si mund të durosh atë që sheh se është gabim kur ti nuk ke marrë informatat e duhura për urtësinë e cila fshihet në këto veprime dhe se çka është më e sakta në këto veprime.
Ragib Esfahaniu thotë: krejt kjo sepse durimi i plotë vjen pasi që njeriu të ketë dituri për një gjë në të gjitha aspektet.

Dr. Muhamed El-Abdeh
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit