0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mendimet e Omerit përputhen me shpalljen e të madhit Zot

Më të lexuarat

Omeri ishte njeri shpirtërisht i pastër dhe jo rrallë inspirohej prej qielli. Pejgamberi, Alejhi selam, ne lidhje me te ka thënë: ” Nëse ne ummetin tim ka njerëz te inspiruar, atëherë prej tyre është Omeri”.
Ne lidhje me vetveten kishte rrëfyer: Jam përputhur me vendimin e Zotit tim ne katër raste:
I thashë Pejgamberit, Alejhi selam,: Po ta merrje vendin e Ibrahimit, alejhi selam si vend faljeje, keshtuqe zbriti ajeti: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! “. (Bekare, 125)
Thashë: O i dërguari i Allahut! Tek gratë tua hyn edhe i miri por hyn edhe i keqi, andaj po t’i urdhëroje te mbulohen. Zbriti si mbështetje te kësaj fjala e Allahut, subhanehu ve teala: ” E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes,”. (Ahzab, 54)
Po ashtu kur u tubuan gratë e Pejgamberit, Alejhi selam, duke qene xheloze ai iu tha: Ka shpresa qe nëse ai iu lëshon juve, Allahu, subhanehu ve teala, t’iu zëvendësoje me më te mira se ju keshtuqe zbriti ajeti: “Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t’i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha”. (Tahrim, 5)
Kur zbritën ajetet: “Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. 23:13. Pastaj atë (ajkë – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. 23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt)”. (Mu’minun, 12-14) dhe e dëgjova këtë retorike dhe stilistike thashë: Fe Tebareke Allahu Ahsenu El Halikine (I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!) dhe zbriti: “I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”.(Mu’minun, 14)
Hyrja e Omerit ne Islam ishte një epoke e re sepse muslimanet filluan haptazi ta shpallin islamin e tyre. Thotë Suhejbi: Kur hyri Omeri ne Islam u ulem rreth Qabese ne grupe e pastaj bëm tavafin, sjelljen, si dhe u hakmerrem ndaj atyre qe ishin te vrazhde ndaj nesh”.
Ibni Omeri transmeton se Omeri kishte kërkuar leje nga Pejgamberi, Alejhi selam, për ta bere umren. Pejgamberi, Alejhi selam, i kishte thënë: Mos na harro në duanë tende o vëlla! Thoshte Omeri: Me ka thënë fjale, e cila është me e dashur për mua se sa tere dynjaja.
Pejgamberi, Alejhi selam, një dite i kishte thënë: Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im! Shejtanit nuk i bie te takoje duke i rene ndonjë rruge e te mos e ndërrojë rrugën!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit