1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Menaxhimi i projektit | Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Menaxhimi i mirë i projektit softuerik është thelbësor nëse projektet e inxhinierimit të softuerit do të zhvillohen me orar dhe brenda buxhetit.

Menaxhimi i softuerit dallohet nga menaxhimi tjetër i inxhinierimit. Softueri është i paprekshëm. Projektet mund të jenë të reja apo inovative kështu që nuk ka trup të përvojës për ta udhëzuar menaxhimin e tyre. Proceset softuerike nuk janë aq të pjekura sa proceset tradicionale të inxhinierimit.

Menaxhimi i rrezikut tash njihet si njëri nga detyrat më të rëndësishme të menaxhimit të projektit.

Menaxhimi i rrezikut e përfshin identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të mëdha të projektit për ta caktuar gjasën se ato do të ndodhin dhe pasojat për projektin nëse ai rrezik ndodh. Duhet të bëni plane për t’iu shmangur, për t’i menaxhuar, apo për t’u marrë me rreziqet e mundshme nëse apo kur të ndodhin.

Njerëzit motivohen me ndërveprim me njerëz tjerë, vlerësim nga menaxhmenti dhe kolegët, dhe duke iu dhënë shanse për zhvillim personal. 

Grupet e zhvillimit të softuerit duhet të jenë të vogla dhe kohezive. Faktorët kryesorë që ndikojnë në efektivitetin e një grupi janë njerëzit në atë grup, mënyra si është organizuar grupi, dhe komunikimi ndërmjet anëtarëve të grupit.

Komunikimet brenda një grupi ndikohen nga faktorët si statusi i anëtarëve të grupit, madhësia e grupit, përbërja gjinore e grupit, personalitetet, dhe kanalet e disponueshme të komunikimit.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit