Bujqësia duket se do të jetë sektori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend. Miliona euro do të shkojnë direkt për fermerët dhe kjo është konfirmuar dje nga një njoftim i MBPZHR-së për shpalljet për grante dhe subvencione.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka vendosur që për këto kategori të ndajë 43 milionë euro që janë dyfish më shumë se sa në vitin 2014. Me këtë buxhet pritet të rritet mbështetja për fermerët dhe të zgjerohet edhe në kultura të tjera. Për grante janë planifikuar 20 milionë euro, ndërkaq për subvencione 23 milionë euro.
Shasivar Haxhijaj, këshilltar i lartë i ministrit ka thënë se edhe kriteret këtë vit do të jenë të atilla që garantojnë një zhvillim dhe punësim.
“Ky është buxhet që garanton një zhvillim me të madh të këtij sektori, rritje të prodhimit dhe kultivimin e kulturave të reja. Ne do të punojmë në vazhdimësi, me transparencë të lartë, që të ketë avancim të këtij sektori pasi është potenciali kryesor për Kosovën”, ka thënë ai për Indeksonline.
Haxhijaj ka thënë se po punojnë që në vitet e ardhshme buxheti të rritet edhe më shumë dhe që bujqësia të marrë një hov të madh zhvillimi.kohaislame