0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Meksika kundër ndërtimit të murit në kufi të premtuar nga Trump

Më të lexuarat

“Nuk duam ndërtimin e një muri, nuk duam që kufiri të mbushet me ushtarë dhe nuk duam që ndaj qytetarëve tanë të bëhet keqtrajtim”, deklaroi presidenti meksikan, Obrador.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador ka deklaruar se është kundër premtimit të ish-presidentit të ShBA-së, Trump, duke thënë se Meksika është një vend i lirë dhe se ata nuk duan ndërtimin e një muri në kufi.

Obrado së bashku me presidenten e zgjedhur të Meksikës, Claudia Sheinbaum mori pjesë në hapjen e një dige në qytetin Mazatlan në rajonin Sinaloa dhe pa përmendur emër ai kritikoi premtimin e kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump për ndërtimin e murit.

Gjatë fjalimit Obrador tha se “Nuk duam ndërtimin e një muri, nuk duam që kufiri të mbushet me ushtarë dhe nuk duam që ndaj qytetarëve tanë të bëhet keqtrajtim. Mos harroni se Meksika është vend i lirë, i pavarur dhe sovran, ne nuk jemi koloni e asnjë vendi të huaj”.

Duke rikujtuar se emigrantët meksikanë kontribuojnë mesatarisht me 65 miliardë dollarë në vit për ekonominë e vendit, Obrador theksoi se “Emigrantët meritojnë lëvdata, kështu që duan apo nuk duan ne do t’i mbrojmë ata”.

Sheinbaum, e cila fitoi në zgjedhjet presidenciale në Meksikë më 2 qershor, do të marrë detyrën si presidente më 1 tetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit