Rreth 220 filipinas që jetojnë në Arabinë Saudite kanë pranuar Islamin pas iftarit që u organizua nga Zyra për Dave në Mekë, njoftojnë mediat lokale
Punëtorët filipinas të cilët punojnë në një firmë lokale vendosën të pranojnë islamin pasi që u ftuan nga Zyra për Dave.
“Para disa ditëve ata bënë iftar me ne, ndërsa ne vendosëm t’i ftojmë ta pranojnë Islamin dhe të gjithë me dëshirë pranuan këtë fe”, tha drejtori i zyrës, shejh Salim Maabadi, shkruan gazeta saudiane Sabq.
Zakonisht firmat që organizojnë iftare për punëtorët që agjërojnë, në iftar i ftojnë edhe punëtorët që nuk janë musliman. Ky akt mirësie ka bërë që disa jomuslimanë të pranojnë Islamin.
Është e rëndësishme të përmendet se numri i atyre që kanë pranuar islamin në këtë ramazan është rritur.