9.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Qabja ka pritur 14 milionë besimtarë vetëm në gjysmën e parë të Ramazanit

Më të lexuarat

Më shumë se 14 milionë besimtarë e kanë vizituar Mekën në 16 ditët e para të ramazanit, çka është një rritje prej 40% në krahasim me vitin e kaluar.
 
Këto numra u shpalosën në takimin e Komitetit Qendror të Haxhit, nën drejtimin e guvernatorit të Mekës, princit Khaled Al Faisal, shkruajnë mediat lokale.
 
Gjatë takimit, princi Khaled analizoi edhe të arriturat e Komitetit gjatë sezonit të Umres dhe planet për dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.
 
Salah Saqr sekretar i Komitetit tha se më shumë se 650.000 automjete janë përfshirë në transportin e haxhinjve deri tani. “Plani për këtë ramazan përfshin transportin e 25 milionë njerëzve për 30 ditë,” tha ai.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit