2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mekë: Muzeun islam do ta ndërtojnë arkitektët nga Londra

Më të lexuarat

Në Mekë, të Arabisë Saudite, do të ndërtohet muzeu islamik sipas dizajnit të hartuar nga arkitektët e kompanisë “Mossessian Arkitecture” nga Londra.

Muzeu Makkah do të ndërtohet shtatë kilometra larg Xhamsë së Madhe, respektivisht Qabes – vendit më të shenjte musliman. Galeri e muzeut do të shtrihet në 5.600 metra katrorë. Aty do organizohen ekspozita rreth historisë së Islamit dhe jetës së Pejgamberit te Allahut, Muhammedit s.a.v.s.

Muzeu do të ketë recepcionin, auditoriumin, librarinë, klasën e mesimit, kopshtin në çati dhe restorantin, njofton magazini “Dezeen”.
“Muzeu Makkah do të ofrojë një interpretim unik dhe reflektim të fesë së miliona muslimanëve që vijnë nga e gjithë bota për ta vizituar Mekën, e që deri më sot nuk kanë pasur ndonjë institucion kulturor të këtij lloji për ta vizituar gjatë qëndrimit në qytetet e shenjta muslimane,” thonë nga Mossessiana.

Kjo studio arkitektonike gjatë hartimit të projektit i është bashkuar studios nga Parisi Adeline Rispal, ndërsa fituesit e konkursit jane shpallur këtë javë.

Rispal ka krijuar një hapësirë qendrore e cila në strukturën e brendshme do duket si një “minare virtuale” përmes së cilës vizitorët do të ngjiten duke shikuar ekspozitën.

Gjatë shpjegimit të projektit shihet se edhe hapsira përmes së cilës ngjitet, dhe shkallët paralele në formë të spirales, që shërbejnë për zbritje, janë qarkore dhe i përngjajnë sferës qiellore, e që simbolizon udhëtimin shpirtëror, perderisa pjesa qendrore në formën e minares thërret muslimanët që me anë të besimit t‘i tejkalojnë shqetësimet tokësore në rrugën e dijes dhe pafundësisë.

Në pjesën e sipërme të muzeut vizitorët do të kenë mundësi të kënaqen në kopshtin i cili do të jetë në funksion pavarësisht ditëve të nxehta.

Në shkallë do të shkruhen 99 emrat e Allahut, dhe do të shihen nga galeria e cila gjendet në pjesën e poshtme.

Muri i jashtëm i muzeut do të ndërtohet me gurët nga të gjitha vendet e botës, ku sot praktikohet Islami, ndërsa për enterier do të përdoret materiali nga malet përreth Mekës.

Përshtati: Esat Rexha (islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit