3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mëkatet vulosin zemrën.

Më të lexuarat

Mëkatet vulosin zemrën.

Nëse shtohen, mëkatet e vulosin zemrën e njeriut. Në Kuran Allahu thotë: “Jo, nuk është ashtu! Por, të këqijat që punuan, ua mbuluan zemrat.”
(El-Mutafifinë 14)
Sipas dijetarëve, vulosja e zemrës është rezultat i kryerjes së vazhdueshme të mëkatëve.
El-Hasani ka thënë: “Ky është efekti i kryerjes së mëkateve të njëpasnjëshme, derisa zemra verbohet.”
(Ed-Dur El-Menthur 337/8)
Kjo lloj zemre “ndryshket” prej mëkateve. Nëse shtohen, ndryshku përhapet derisa bëhet mbulesë, e më pas përhapja vazhdon derisa bëhet vulë. Kur të ndodhë e gjithë kjo, zemra kthehet së prapthi dhe ndërkohë, armiku i saj (nefsi, shejtani) e drejton ku të dojë.

( “Sëmundja dhe ilaci” Ibën Kajim el Xheuzije)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit