2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mëkatet kanë ndikim të madh në shoqëri dhe në popuj – Shkatërrimi i popujve për shkak të mëkateve.

Më të lexuarat

Mëkatet kanë ndikim të madh në shoqëri dhe në popuj.

Shkatërrimi i popujve për shkak të mëkateve.

Nuk ka dyshim se të gjitha dëmet në këtë botë dhe në ahiret bëhen për shkak të mëkateve.

Çka është ajo që përveç mëkatit e ka nxjerrë Ademin-alejhi selam- dhe Havanë nga Xheneti, shtëpia e kënaqësive, begative, dhuntive dhe lumturisë në shtëpinë e dhimbjeve, brengave dhe fatkeqësive?!
Çka e ka nxjerrë dhe dëbuar Iblisin nga mbretëria qiellore?
Ai ka mbetur i mallkuar, brendësia dhe e jashtmja e tij janë shtrembëruar, forma e tij është bërë më e shëmtuara, brendësia e tij është shumë më shumë e shëmtuar sesa dukja e tij e jashtme. Afërsia i është ndërruar me largësi, mëshira me mallkimin, bukuria me shëmtimin, xheneti me zjarrin, ndërsa imani me kufrin.
Çka i ka fundosur të gjithë njerëzit në botë, ashtu që uji i ka kapluar edhe majat e kodrave?
Ç’është ajo që e ka përcaktuar furtunën mbi popullin e Adit, derisa ajo furtunë i hodhi përtokë të vdekur sikurse të ishin trungje të zbrazëta të palmave dhe shkatërroi gjithçka aty ku kaloi, shtëpitë e tyre, të mbjellat, shtazët? Kështu janë bërë shembull dhe mësim për të gjithë popujt deri në Ditën e gjykimit.
Kush ia ka dërguar popullit të Themudit britmën, ashtu që zemrat e tyre janë prerë dhe të gjithë kanë vdekur?
Kush i ka ngritur vendbanimet e popullit të Lutit-alejhi selam- ashtu që melekët e kanë dëgjuar lehjen e qenve të tyre, e pastaj janë përmbysur, e ajo që ka qenë lart ka ngelur posht. Të gjithë i ka shkatërruar, e pastaj ka bërë që të gurëzohen nga qielli, i cili u ka rënë sikurse bie shiu. Ua ka bashkuar dënimet sikurse asnjë populli më parë.

Kush ja ka dërguar renë e vuajtjes sikurse flladi popullit të Shuajbit-alejhi selam-, e kur reja kishte ardhur mbi kokat e tyre, i kishte djegur me zjarr të ashpër.
Çka e ka fundosur Feraoni dhe popullin e tij në det, ndërsa shpirtrat e tyre janë hedhur në xhehenem, trupat janë fundosur e shpirtrat janë djegur?

Çka e fundosi Karunin, pallatin, familjen dhe pasurinë e tij në tokë?

Çka është ajo që i ka shkatërruar me dënime të ndryshme dhe shkatërrim gjeneratat pas Nuhit- alejhi selam- ?
Nuk ka dyshim se shkaku kanë qenë mëkatet e tyre.

/Drita e udhëzimit dhe errësirat e devijimit/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit