-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Meka e Medina dhe “ bombat atomike” të Kastriot Myftaraj

Më të lexuarat

Meka e Medina dhe “ bombat atomike” të Kastriot Myftaraj !

(Evreheja dhe Kastriot Myftaraj)

Padashur të marrë përsipër mbrojtjen e Kur’anit, sepse ai asnjëherë të vetme s’ka nevoj për advokatur dhe si i tillë është predominant kurdoherë madje nga kushdo që atakohet. Poashtu, nuk pretendoj advokatur për profetin Muhamed a.s; ngase jeta, vepra, morali dhe dinjiteti i tij janë argument dhe advokatur në vehte për aq kohë sa do ketë nejrëz me arsye logjike mbi këtë tokë. Ndërsa, sa i përket bombardimit të Mekës-Qabës, këtu është një e vërtetë që e ka paralajmruar profeti Muhamed a.s, 14 shekuj më parë, por, ndryshe nga dëshira djallëzore e z. Kastriot Myftaraj. Bombardimi-shkatrrimi i Mekes-Qabes, sigurisht paralajmëron fundin e lumturisë dhe fillimin e katrahurës njerëzore, e kurrsesi fundin e dhunës dhe fillimin e paqës siç pretendon gazetari.. Sa për njohuri, Meka-Qabeja u sulmua rëndë nga njerëzit e asaj kohe me bindje dhe koncepte identike me të Kastriotit, pikërisht në vitin kur lindi profeti Muhamed a,s. Në botën e asaj periudhe kohore jetonte dhe sundonte një mbret ateist me emrin Evrehe, dhe i cili kishte bindje se kulti Allah nuk egziston, kurse bota do qetësohet vetëm nëse bëhet shkatërrimi i Qabës ! Një paralele përfekte për koiçidencë historiko-komedie mes Evrehes, mbretit pa zot, dhe Kastriot Myftarajt, gazetarit pa turp. Tentativa për ta shkatërruar Qaben me pretekstin se bota do gjenë shpëtimin, mbeti ëndërr dëshprimi në njërën anë, dhe argument hynor për të gjithë nejrëzimin në anën tjetër. Për më shumë, z. Kastriot hulumtojeni historin e Evrehes me Qaben e bekuar që të bëhet e kjartë ndjeshmëria e opinionit tënd, dhe vërtetoj faktet me pakë fjalë të përshkruara në Kur’an ( përkatësisht në kaptinën el-Fil) dhe të vërtetuara me shkencë. Edhe për kundër dëshirës së z.Myftarajt “ bombardimi” i Qabës do t’i trazonte milarda shpirtra njerëzish që jetojnë në vende të ndryshme të botës nga të gjitha kontinentët. Një paralele tjetër që duhet të ketë parasysh gazetari në fjalë, është denoncimi dhe ndëshkimi moral e ligjor për nxitje të urrejtjes fetare. Franca arrestoi një parukiere e cila shkroi në Face Book se nuk pranon rezervime nga myslimanet edhe nëse janë anglezë. Imagjinone thirrjen e këtij proto gazetarit dhe bombat e tij, me gjithate prokuroria shqiptare hesht dhe gazetat vazhdojnë të krenohen me shkrime të tilla skandaloze. Sot njerëzimi ka nevoj më shumë se kurrë për një gjuhë komunikimi modest e lehtësues pa tendenca e fyerje. Nxitja për urrejtje fetare dhe racore është akt i dënuar me të gjitha kushtetutat moderne, por është i pakuptimt fakti që në shtetet shqiptare dënohet vetëm ofenduesi i mundshem mysliman dhe askush tjetër. Mediat dhe gazetarët në detyrë duhet të jenë në nivel përgjegjësie për opinionet e tyre s’paku për ta dëshmuar profesionizmin dhe qëllimin human që ka gazetaria. Po të ishte në nivel përgjegjësie autori i shkrimit të titulluar ; ” Problemi i botës me Islamin zgjidhet duke u bërë Meka “Hiroshima” dhe Medina “Nagasaki” sigurisht nuk do t’i shkonte ndërmend Meka e as Hiroshima, por kultivimi i paqës përmes fuqisë gazetareske…

16.11.2015, Ferizaj.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit