-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mehaj për NATO- n vëmendje ndikimit ruso-serb në Ballkan

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ministria që ai drejton është duke përcjellë me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe veprimet aktuale të Rusisë kundër Ukrainës, vendeve të krahut lindor të NATO-s, si dhe siç ka thënë ai, aktivitetet hibride që Rusia zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mehaj ka pohuar se aktivitetet e luftës hibride, Rusia i realizon përmes Serbisë, prandaj ka kërkuar vëmendje të shtuar të NATO-s, transmeton Telegrafi.null

“Aktivitetet e luftës hibride, në rajonin tonë, Rusia përmes Serbisë, i realizon në vazhdimësi me luftën politike me metoda jokonvencionale destabilizuese të ndërthurur me aktivitete asimetrike siç janë sulmet kibernetike dhe ato përmes lajmeve të rreme (fake news).

Prandaj, kërkojmë vëmendje të shtuar të autoriteteve politike dhe ushtarake të NATO-s përmes Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) në rajonin tonë, për të pamundësuar kështu ndikimin dhe influencën e qarqeve destabilizuese ruso –serbe të mbështetura edhe nga qarqet kineze në rajon”, thotë ministri Mehaj në reagimin e bërë në Facebook.

Ministri ka potencuar se provokimet e ushtrisë serbe në kufirin Kosovë – Serbinë janë kërcënime shumë serioze.

“Zhvillimet e shpeshta në kufirin Kosovë – Serbi dhe provokimet nga ushtria serbe, i vlerësojmë kërcënim shumë serioz dhe duhet të adresohen fuqishëm politikisht nga Bashkimi Evropian dhe me veprime e qëndrime konkrete nga NATO , respektivisht Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) përmes operacionit KFOR në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Mehaj ka shtuar tutje se, Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë NATO-s të udhëhequra nga SHBA, në interes të mbrojtjes së vlerave euroatlantike dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit