Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se deminerët e Forcës Sigurisë së Kosovës për 20 vjet kanë detektuar edhe shkatërruar mbi 92 mijë mjete të rrezikshme.
Mehaj thotë se kompania e deminimit të FSK-së i bëjnë krenar të gjithë, transmeton Telegrafi.
“20 vite në terrene të minuara për të shpëtuar jetërat e qytetarëve nga minat dhe mjetet eksplozive të pashpërthyera. Deminerët e FSK-së janë heronjtë e FSK-së, profesional, vigjilent dhe të guximshëm për të cilër lufta në vijën e parë të frontit nuk ka përfunduar ende. Për 20 vjet, detektuan dhe shkatërruan mbi 92 mijë mjete të rrezikshme, pastruan mbi 59 milion m2 terren të afektuar nga minat në 4420 pika të rrezikshme. Me ligjëratat e realizuara në shkollat e Kosovës për vetëdijesim të fëmijëve ndaj minave dhe mjeteve piroteknike, Kompania e Deminimit ka arritur që të edukoj mbi 40 mijë nxënës në mbi 800 shkolla”, ka thënë ai.
Mehaj ka shtuar tutje se “dhe për 20 vite asnjë pasojë në radhët e specialistëve tanë”.
“Kjo është Kompania e Deminimit të FSK-së që na bënë krenar të gjithëve.Vazhdojmë me sukseset e radhës”. /Telegrafi/