13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

MEE: Plani amerikan për tunelet e Gaza-s

Më të lexuarat

Forma e ndaluar që mund të përdoret në përballje me Hamasin

Grupet palestineze presin që Izraeli, nën mbikëqyrjen e forcave speciale amerikane, të përdorë gaz nervor dhe kimikate në tunelet e Gaza-s si pjesë e një sulmi të papritur të ardhshëm aty, tha një burim i lartë arab për Middle East Eye, një uebsajt britanik i specializuar për Lindjen e Mesme.

Izraeli dhe SHBA thonë se do të përdorin elementin e befasisë për të thyer tunelet e Hamasit, për të shpëtuar rreth 220 pengje dhe për të vrarë mijëra ushtarë të Brigadës së Hamasit al-Qassam, tha burimi, duke vënë në dukje se ky informacion u zbulua nga SHBA.

Middle East Eye, në një raport të përgatitur nga kryeredaktori David Hearst, theksoi se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Sipas burimit, suksesi i këtij operacioni varet nga arritja e elementit të befasisë, me përdorimin e gazrave të ndaluar ndërkombëtarisht, veçanërisht gazit nervor dhe armëve kimike. Pompimi i sasive të mëdha të gazit nervor në tunelet e Hamasit do të monitorohet nga Delta Force e SHBA-së, tha burimi.

Burimi sqaron se mjafton të paralizohet lëvizja për 6 deri në 12 orë dhe se në këtë akt kohor do të çahen tunelet, do të shpëtohen pengjet dhe do të vriten mijëra ushtarë të Brigadës Al-Qassam.

Një fushatë mashtrimi dhe dezinformimi

Middle East Eye tha se kontaktoi Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Mbrojtjes së SHBA për koment, por nuk kishte marrë një përgjigje deri në kohën e publikimit.

Sipas informacioneve të rrjedhura, detajet e operacionit janë rënë dakord dhe historia e vonimit të pushtimit tokësor të Gazës nga Izraeli është pjesë e një fushate dezinformuese që synon të befasojë palestinezët dhe të pushtojë Gaza-n nga drejtime të shumta. Plani përfshin gjithashtu inkursionin e komandove izraelite në veri të Gaza-s dhe përgjatë bregdetit.

Të mërkurën, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se Izraeli kishte vonuar një pushtim tokësor të shumëpritur për të lejuar Shtetet e Bashkuara të vendosin sisteme të mbrojtjes ajrore në rajon. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha më vonë se Izraeli ishte duke përgatitur një pushtim tokësor, por nuk specifikoi një kohë apo ndonjë detaj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit