5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Medreseja pjesë e konferencës ‘International model United Nations’ në Stamboll

Më të lexuarat

Medreseja pjesë e konferencës ‘International model United Nations’ në Stamboll

 

Nxënësit e ShML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë, ishin pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare Model United Nations, në Stamboll, të ftuar nga organizatori – shkolla e mesme “Fatih Sultan Mehmet” e Stambollit.

Konferenca 4-ditore është mbajtur prej 20-23 prill, 2024, dhe në të kanë marrë pjesë shkolla nga shtete të ndryshme nga  mbarë bota.
Konferenca e tipit Model United Nations për nxënës të shkollave të mesme, është konferencë simulative e mbledhjeve të nivelit të lartë zyrtar të Kombeve të Bashkuara, ku nxënësve iu jepet mundësia që të përforcojnë aftësitë e tyre komunikuese, debatuese, të negociimit, dhe ofrimin e alternativave në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problemeve, përmes tematikave reale rajonale e botërore, në përfaqësim të roleve të shteteve përkatëse.
Nxënësit pjesëmarrës të shkollës sonë ishin: Dua Çmega, Shpëtim Smajli, Esma Sylejmani, Enes Hoti, Art Salihu, Ruvejda Bejtullahu, Enes Bytyqi, Mejsara Cacaj, Semira Kadiri, Amra Haxhiu, dhe Reis Bislimaj. Ekipi i nxënësve ishte nën udhëheqjen dhe mbikqyrjen e prof. Xhevdet Rusinovci, dhe ed. Have Krasniqi.
Në konferencën e mbajtur në Stamboll, nxënësit tanë kanë shkëlqyer në komitetet e konferenës, me nxënësen Dua Çmega, duke zënë vendin e 2-të kryesor në komitetin e UNSC (United Nations Security Council), dhe me nxënëset Esma Sylejmani, Semira Kadiri, dhe Mejsara Cacaj, duke u shpërblyer me certifikata të nderit të lartë, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në komitetet përkatëse të Model United Nations.
Ekipi dhe konferenca u vizituan në dy ditët e fundit edhe nga Drejtori i shkollës, Mr. Fadil Hasani, me bashkëpunëtorët nga paralelja e Prizrenit, Koordinatori z. Almedin Ejupi, dhe prof. Ramadan Uka, i cili i përgëzoi dhe uroi nxënësit për konferencën dhe sukseset. Ata gjithashtu morën pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të konferencës. I tërë grupi, krenarë, dolën për një ecje grupore … në rrugët e bukura të Stambollit.
Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një përvojë dhe arritje e re për nxënësit tanë, dhe për shkollën një etapë e re e ngritjes, zhvillimit, dhe profilizimit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit