18.4 C
Pristina
Wednesday, July 3, 2024

Meditimi i sures el Fatiha

Më të lexuarat

﴿بِسۡمِ  ٱللَّهِ  ٱلرَّحۡمَٰنِ  ٱلرَّحِيمِ  ١ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢  ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣ مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤  إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥ ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦ صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ   عَلَيۡهِمۡ   غَيۡرِ  ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ  وَلَا  ٱلضَّآلِّينَ ٧﴾

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!
(Surja el Fatiha)

 

Meditimi i ajeteve të kësaj sureje

﴿ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢  ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣ مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤﴾

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit.﴿ [El Fatiha, 2-4]

Allahu i Lartësuar sikur na thotë: ‘O robërit e mi! Nëse ju lavdëroni e madhëroni për shkak të përsosurisë në qenie e në veçori, atëherë më lavdëroni Mua, sepse Unë jam “Allahu”. E, në qoftë se lavdëroni e madhëroni për shkak të bamirësisë, edukimit e furnizimit, atëherë Unë jam “Zoti i botëve”. E po qe se e bëni këtë për shkak të shpresës në të ardhmen, atëherë Unë jam “i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”, e nëse e bëni këtë për shkak të frikës, atëherë Unë jam “Sunduesi i Ditës së Gjykimit”. [El Elusi, 1/86]

Pyetje: Çfarë nënkuptojnë katër veçoritë e përmendura në fillim të sures ‘el Fatiha’ përkitazi me lavdërimin e Allahut?

 

﴿ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢  ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣ مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤  إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥ ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦﴾

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë!﴿[El Fatiha, 2-6]

Meqë kërkimi i udhëzimit nga Allahu është lutja më e mirë dhe arritja e tij dhuntia më fisnike, Allahu ua mësoi robërve të Vet mënyrën e lutjes, duke i urdhëruar ata t’i drejtohen Atij me falënderim, lavdërim e madhërim. Pastaj përmendi adhurimin e tyre ndaj Tij pa i shoqëruar asgjë në adhurim. Pothuajse asnjë lutje nuk kthehet mbrapsht, nëse i përmban këto dy mënyra, gjegjësisht afrimin ndaj Allahut me emrat dhe cilësitë e Tij dhe afrimin përmes adhurimit ndaj Tij. [Ibnul Kajimi, 1/36]

Pyetje: Në këto ajete u përmenden dy mënyra përmes të cilave pranohen duatë, cilat janë ato?

 

﴿إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥﴾

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.﴿ [El Fatiha, 5]

Kërkimi i ndihmës është përmendur pas ibadetit (adhurimit) edhe pse bën pjesë në të, sepse në të gjitha ibadetet robi ka nevojë për ndihmë nga Allahu i Lartësuar, ngaqë nëse nuk i ndihmon Allahu nuk mund të arrijë atë që synon me zbatimin e urdhrave dhe me largimin nga ndalesat. [Es Sadi, 39]

Pyetje: Përse u përmend kërkimi i ndihmës pas ibadetit kur dihet se ai bën pjesë në ibadetet e përgjithshme?

 

﴿إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥﴾

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.﴿ [El Fatiha, 5]

Ibadeti është shkalla më e lartë e përulësisë, ndaj nuk lejohet as fetarisht e as logjikisht t’i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut, kur dihet se vetëm Ai e meriton atë, ngaqë prej Tij vijnë të gjitha dhuntitë madhështore si jeta e ekzistenca dhe çdo gjë që ka të bëjë me to. [El Elusi, 1/86]

Pyetje: Përse duhet t’i kushtohet ibadeti vetëm Allahut të Madhërishëm?

 

﴿إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥ ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦﴾

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë!﴿ [El Fatiha, 5-6]

Thënia e Allahut “na’budu” (adhurojmë) në numrin shumës nënkupton se namazi është caktuar të falet në bashkësi. [El Bekai, 1/17]

Pyetje: Përse kërkimi i ndihmës, adhurimi dhe lutja në suren el fatiha janë përmendur në shumës?

 

﴿ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦﴾

Udhëzona në rrugën e drejtë!﴿ [El Fatiha, 6]

Nevoja për udhëzim është më e madhe se nevoja për fitore e furnizim, madje ato as që mund të krahasohen, sepse kushdo që udhëzohet bëhet prej të devotshmëve për të cilët Allahu thotë: Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. (Kurani, 65:2-3) [Ibn Tejmije, 1/116]

Pyetje: Përse nevoja për udhëzim është më e madhe se nevoja për fitore e furnizim?

 

﴿ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦﴾

Udhëzona në rrugën e drejtë!﴿ [El Fatiha, 6]

Aq sa i ka të qëndrueshme robi këmbët në këtë rrugë të cilën ua ka caktuar Allahu robërve të Vet në këtë botë, aq do t’i ketë të qëndrueshme ato në urën e shtruar përmbi Xhehenem. Dhe ashtu si do të ecën në këtë rrugë, ashtu do ta kalojë urën e siratit, të cilën disa do ta kalojnë si vetëtima, disa sa çel e mbyll sytë… Ndaj robi mund ta shohë kalimin e tij mbi urën e siratit duke e krahasuar atë plotësisht me ecjen e tij në këtë rrugë, sepse shpërblimi është sipas veprës. Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!(Kurani, 27:90) [Ibnul Kajimi, 1/35]

Pyetje: Ç’lidhje ka ndërmjet ndjekjes së rrugës së drejtë në dynja dhe kalimit të urës së siratit në botën tjetër?

 

 

TË PUNUARIT ME KËTO AJETE

  1. Lute Allahun duke filluar me lavdërim ndaj Tij, siç fillon surja el Fatiha, pastaj përmendi kërkesat tua, sikurse në këtë sure. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.﴿, Udhëzona në rrugën e drejtë!﴿
  2. Surja el Fatiha është më madhështorja në Kuran dhe njëherazi surja që lexohet më së shumti, kështu që lexoje shpjegimin e saj në ndonjë libër të tefsirit dhe meditoje mirë atë.

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.﴿

  1. Gjeji disa njerëz të mirë e të devotshëm dhe shoqërohu me ta sa më shumë. Udhëzona në rrugën e drejtë!﴿

 

UDHËZIME

  1. Kjo sure është ndarë mes Zotit dhe robit të Vet. Thënia “Vetëm Ty të adhurojmë” dhe fjalët para saj janë për Allahun, kurse thënia “Vetëm prej teje ndihmë kërkojmë” dhe fjalët që vijnë pas saj janë për robin. Kundroje pra: ﴾Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.﴿
  2. Nuk do të mund ta adhurosh Allahun pa ndihmën e Tij. ﴾Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.﴿
  3. Ruajtja nga ndjekja e rrugës së hebrenjve (dhënia përparësi epsheve ndaj fesë), ﴾atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd﴿ dhe nga rruga e të krishterëve (adhurimi me bidate e injorancë) ﴾atyre që janë të humbur!﴿

 

Marrë nga libri: El Kuran tedebbur ue ‘amel

Përktheu: Jusuf Kastrati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit