2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Meditime rreth sures El-Asr

Më të lexuarat

Thotë Allahu i Madhëruar:

{ وَٱلۡعَصۡرِ (1) إِنَّ ٱلۡإِنسَـٰنَ لَفِی خُسۡرٍ (2) إِلَّا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَتَوَاصَوۡا۟ بِٱلۡحَقِّ وَتَوَاصَوۡا۟ بِٱلصَّبۡرِ (3)}
“Pasha kohën! Vërtet, njeriu është në humbje. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, këshilluan njëri-tjetrin për të vërtetën dhe këshilluan njëri-tjetrin për durim.” [El-Asr: 1-3].

Allahu i Lartësuar është betuar në këtë sure në kohën se të gjithë njerëzit janë të humbur, përveç atyre që fuqinë e tyre të njohurive dhe atyre shkencore e përsosin me besim, ndërsa fuqinë e tyre praktike e përsosin me vepra të mira; pastaj përpiqen për plotësimin e të tjerëve duke i rekomanduar atyre të vërtetën dhe duke bërë durim me ta.
E vërteta është e përbërë nga besimi dhe puna; dhe se kjo nuk plotësohet veçse duke duruar dhe duke i këshilluar tjerët për në të vërtetën.
Nuk është asgjë nëse njeriu  përkushtohet me veten, kohën, pasurinë, madje edhe frymën e tij për të arritur qëllimet e larta dhe për të shpëtuar nga humbja e qartë.
Dhe kjo nuk ndodh vetëm se duke iu drejtuar Kuranit; duke e kuptuar, medituar dhe duke nxjerrë thesaret prej tij, urtësitë dhe mësimet, duke i kushtuar vëmendje dhe duke u fokusuar në të. Ai është garantuesi i interesave të robërve në këtë botë dhe në Ahiret dhe shtytës për ta në rrugën e udhëzimit. 
E vërteta, aftësia për të kuptuar atë dhe virtytet e larta, të gjitha këto nuk i gjen vetëm se nën dritën e tij dhe nuk japin fryte veçse nga pema e tij.

/Hoxhë HarizAllkoci/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit