2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Meditim rreth ibadeteve të Umres – Nga Dorlir Kraja

Më të lexuarat

IHRAMI – Duke mos mbathur asgjë nga të brendshmet, me ndjesinë e të qenurit lakuriq, jemi në gjendjen fillestare sikur kemi dalë nga barqet e nënave.
I veshim qefinat (ihramat) për të kujtuar që vdekjen e kemi të pashmangshme. Në këtë botë secili njeri mund të shpëtoj, të mos përjetoj apo sprovohet nga diçka që të tjerët janë. Por nga veshja e qefinëve nuk shpëton askush.
Me këtë veshje të barabartë dhe pa dallim janë mbretër dhe shërbëtorë.

NUK PARFUMOSEMI – Sepse me aromat e padëshiruara që lëshojnë trupat e mutemirëve, bëhen sprovë për njëri-tjetrin. Si të tillë detyrohemi që patjetër të durojmë njëri- tjetrin, bashkë duke çuar në fund qëllimin e vetëm të përbashkët.

TAVAFI – Sillemi rreth Qabesë nënshtrueshëm, të varur nga Allahu, njejtë sikur trupat qiellor më të vogël sillen rreth atij superior, të cilat po të shkëputen nga graviteti i trupit rreth të cilit sillen humben ne ‘pafundësinë’ e Universit.

SAFA DHE MERWA – Vrapojmë mes këtyre dy kodrave, duke ditur saktë rrugën, përsëritshëm për të kërkuar shpëtim, si mësim: në rrugën që na është shpallur dhe manifestuar qartë, se jo patjetër do të gjejnë rrugëdalje dhe rezultate. Jorrugëdalja nuk do të thotë dorëzim, por në të kundërtën duhet që të përsërisim rrugëtimin e njejtë nga fillimi, sepse koha e daljes së ujit (arritjes së rrugëdaljes) është e caktuar. Kurse ne jemi duke u sprovuar se sa jemi të vërtetë dhe këmbëngulës.

HEQJA APO PRERJA E FLOKËVE – Në shenjë nënçmimi para Allahut, duke qenë që floku është pjesa më e lartë dhe e bukur e jona. Sakrifikojmë për pak minuta diçka që kemi dhënë mund për të arritur për kohë të gjatë.


Dorlir Kraja
Xhamia e Haremit, Mekkeh. 04.10.2023. Pas namazit të jacisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit