3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Medina, qytet i pasur me monumente historike

Më të lexuarat

Monumente të shquara historike qytetin e shenjtë janë Xhamia Anbarija, e njohur edhe si Xhamia Hamidije, e ndërtuar nga Sulltan Abdulhamidi i Dytë, që ishte destinacion për haxhinjtë pas përfundimit të haxhit

 

Qyteti i Medinës në Arabinë Saudite, një nga qytetet e shenjta në fenë islame, është i pasur me monumente historike që rrëfejnë për të kaluarën e tij, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në mesin e ndërtesave dhe strukturave të ndryshme historike bën pjesë edhe arkitektura osmane, e cila la gjurmët e veta gjatë udhëheqjes së Shtetit Osman në këto troje.

Monumente të shquara historike në qytetin e shenjtë janë Xhamia Anbarija, e njohur edhe si Xhamia Hamidije, e ndërtuar nga Sulltan Abdulhamidi i Dytë, që ishte destinacion për haxhinjtë pas përfundimit të haxhit.

Xhamia gjendet pranë stacionit të vjetër të trenave, tani një muze, i ndërtuar po ashtu nga Abdulhamidi i Dytë si pjesë e Hekurudhës së Hixhazit, linjë hekurudhore nga Damasku deri në Medinë, që synonte përforcimin e transportit mes Stambollit dhe tokave të shenjta.

Muzeu aktualisht shfaq objekte dhe artifakte të ndryshme nga e kaluara, përfshirë gurë të mbishkruar dhe Kuran të shkruar me dorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit