8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mediet gjermane: Në Kosovë krimi i organizuar ka marrë pushtetin..

Më të lexuarat

Vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar mbi mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë nga qeveritarët në Prishtinë është paraqitur si përfundim i mbikëqyrjes së pavarësisë. Njëkohësisht, është heshtur fakti se në Kosovë mbetet misioni i Bashkimit Evropian (Eulex), trupat paqeruajtëse KFOR, Zyra e OSBE-së, misioni i OKB-së (UNMIK) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Në lidhje me këtë, gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” shkruan se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po bën përpjekje ta festojë “pavarësinë e plotë”, duke e quajtur vendimin e BE-së dhe të SHBA-ve për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare si “historik”. Sipas gazetës, “nuk ka asnjë arsye për të festuar në Kosovë. De fakto vatra evropiane e krizës nuk pranohet si shtet nga çdo i dyti anëtar i OKB-së. (…) Në realitet, njerëzit në Kosovë vazhdojnë të jenë të varur nga ndihmat prej disa miliardash nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, pa të cilat ky vend shumë i varfër do të pësonte kolaps. (…) Por rreziku më i madh për Kosovën nuk buron nga Serbia; rreziku vjen nga vetë Kosova. Krimi i organizuar ka aq pushtet, saqë shteti juridik është i pamundshëm”.

Në lidhje me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar ka shkruar këto ditë edhe gazeta prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila e quan Kosovën “një shtet të çuditshëm” dhe nënvizon se Kosovës i mungon drejtësia dhe ajo zëvendësohet nga misioni i BE-së, ndërsa për siguri kujdeset trupa paqeruajtëse KFOR, derisa një pjesë e banorëve – serbët në veri – nuk e pranojnë shtetin e ri, institucionet e të cilit janë të dobëta dhe politikanët nuk janë të pastër sa i përket përfshirjes së tyre në biznese ilegale. “Mund të ndodhë që në Kosovë të krijohet një ‘problem i pazgjidhur’, ashtu siç e ka Evropa diku tjetër, në Qipro. Shpresa se në Ballkan koha i shëron plagët, të cilat i kanë hapur jo vetëm luftërat jugosllave, por edhe shekujt, deri më tani doli të jetë mashtrim. Gjendja është qetësuar, por nuk mund të flitet për ‘stabilitet të vetëqëndrueshëm’ – një fjalë e pëlqyer kjo nga bashkësia ndërkombëtare. Kështu vetëm duhet tërhequr vërejtjen para ilaçit për të gjitha problemet të quajtur integrim evropian: në gjendjen e tanishme BE-ja nuk do të eksportonte stabilitet, por do të importonte jostabilitet”koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit