18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Bujanoc, serbët sulmojnë shtëpitë shqiptare

Më të lexuarat

Një grup huliganësh serbë kanë thyer disa shtëpi shqiptare në fshatin Novoselë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit, me qëllim frikësimin dhe shpërnguljen e tyre nga kjo tokë autoktone shqiptare.
Ndaj këtij akti ka reaguar Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore me seli në Gjilan duke potencuar se kjo ngjarje vandale, ka ndodhur javën e kaluar në sytë e xhandarëve serbë, të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.

“Kjo ndodhi, lë të kuptohet se këta vandalë serbë ishin të organizuar nga vet shteti serb me të vetmin qëllim që edhe ata pak banorë shqiptarë që janë kthyer të jetojnë atje t’i frikësojnë në mënyrë që të detyrohen të largohen nga vatrat e veta”, ka deklaruar Sejdulla Kadriu, kryetar i kësaj shoqate.

“Pra, ato pak familje të cilat edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre. Edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë (që thonë se janë aty për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu fare nuk kanë siguri. Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive, ndërkohë që autoret nuk kapën”, tha ai.

Kadriu ka thënë se këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes.

Këtë akt vandal, e ka dënuar edhe Shoqata “Vatra”, e cila i bën thirrje pushtetit serb, t’i ndalë këto vandalizma, të ndalë politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore, të cilin spastrim e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 dhe po vazhdon deri në ditët e sotme”.

“Edhe njëherë, sa nuk është vonë, i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë presion dhe të vendosë sanksione ndaj pushtetit serb, në mënyrë që të ndalë këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike ndaj shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore”, thuhet në reagimin e “Vatrës”, transmeton INA. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit