-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mediat serbe: Prishtina ia ndalon hyrjen ministrit Vulin

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksnadar Vulin dhe një delegacion shëndetësor ushtarak, janë ndaluar të hyjnë në Kosovë, theksuan nga kabineti i ministrit Vulin për TV Prva.

Sipas “B92”,  nga kabineti i ministrit Vulin u tha se ministri dhe delegacioni nuk u lejuan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë.

Ditë më parë, siq shkruan “B92” mediat raportuar se Prishtina mori vendim që t’i ndaluar të gjithë zyrtarëve serbë hyrjen në Kosovë. Megjithatë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç pas kësaj diskutoi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili i tha asaj se kjo nuk ishte e vërtetë.

Prishtina edhe një herë ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit, ku përveç ministrit Vulin, këtë herë në listën e ndalesës janë dhe mjekët, shkruan “B92”.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se vizita e planifikuar kishte karakter humanitar dhe se përfaqësuesit e ministrisë dhe Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA) me udhëheqësit e Qendrës Spitalore në Mitrovicë kanë për qëllim që të diskutojnë përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të ndihmuar më tej qendrën mjekësore.

Delegacioni ishte i përbërë nga ministri Vulin, Ugljesha Joviçiq, Miroslav Vukosavljeviq dhe Nenad Ratkoviq nga VMA.

Mirëpo ditë më parë kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj ka demantuar zyrtarët në Serbi se Kosova ka lëshuar dokument që ndalon hyrjen e të gjithë zyrtarëve nga institucionet serbe. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit