1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mediat serbe: Plagosen 13 serbë në Merdare

Më të lexuarat

Mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan, për të shënuar festën e Vidovdanit.
Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.

Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’i kthejë prapa.

Pas kësaj, ka pasuar përleshja, ku thuhet se janë përdorur edhe armë. Thuhet se nga 13 të lënduarit, 10 janë dërguar në spitalin kirurgjik në Prokuple.

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkovic të ketë thënë se dhjetë serbët kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë, transmeton Evropa e Lirë.

“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuckovic.

Më herët, Policia e Kosovës, ka kthyer nga Mitrovica një grup serbësh në Merdare, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Personat ishin pjesë e grupit marshues të Vidovdanit.

Ndryshe, sot në Kosovë serbët shënojnë kremten e ashtuquajtur të Vidovdanit, që shënohet çdo vit më 28 qershor në Gazimestan. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit