20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Merdare: 24 policë të plagosur

Më të lexuarat

E plotësuar: Burime të Kosovapress-it brenda Policisë së Kosovës, kanë njoftuar se turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 24 policë të Republikës së Kosovës, deri sa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Republikës së Kosovës. Këto burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Kosovapress ka tentuar që të kontaktojë zyrtarët e Policisë së Kosovës, por ka qenë e pamundur të merret një informacion zyrtar.

Ndryshe, serbët ekstremist kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme ta kalojnë kufirin e Kosovës, për të shënuar festën e tyre fetare – Vidovdan, por policia nuk ka lejuar hyrjen, ndërsa situata vazhdon të jetë ende e tensionuar në këtë pikë kufitare. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit