-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Mediat serbe: Gati gjysma në Serbi mendojnë se Kosova është e humbur

Më të lexuarat

Shumica, apo thënë ndryshe rreth 81 për qind e qytetarëve në Serbi nuk do të mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Madje, siç shkruajnë mediat serbe, këtë gjë ata nuk do ta bënin edhe nëse do të vendosej si kusht për anëtarësimin në BE.

Megjithatë, përkundër kësaj, rreth 45 për qind mendojnë se Kosova nuk është e humbur dhe vetëm dy për qind më pak mendojnë se ajo është humbur.

Përveç kësaj, rreth 55 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se Pavarësia e Kosovës nuk do të njihet nga kjo apo ndonjë qeveri e ardhshme.

Këto pikëpamje të qytetarëve të Serbisë janë publikuar nga një sondazh të kryer nga Instituti për Çështje Evropiane në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.

Ky hulumtim thuhet se u zhvillua në periudhën nga 16 deri në 20 mars, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarish.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit