12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Një aeroplan gjerman përplaset me një aeroplan izraelit, “të mbërthyer nga bishti” mbetën të bllokuar në pistë (Video)

Më të lexuarat

Dy aeroplanë pasagjerësh u përplasën në pistën e Aeroportit Ben-Gurion, Tel Aviv të mërkurën, duke lënë të dy avionët të mbërthyer së bashku nga bishti.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një moment kur aeroplani gjerman, një Boeing 737 i cili pritej të fluturonte për në Berlin, po nxirrej nga porta, kur ai u përplas me një El Al Boeing 76, i cili ishte gati të largohej për në Romë.

Ndërkohë pamjet e publikuara në media thuhet se tregojnë pasojat e përplasjes dhe pasagjerët duke u larguar nga aeroplani El Al.

Sipas Autoritetit të Aeroportit të Izraelit, pasagjerët ishin në gjendje të zbrisnin në mënyrë të sigurt në të dy aeroplanët dhe nuk u njoftua për ndonjë lëndim.

Gjithashtu bëhet e ditur se është hapur një hetim dhe të dy aeroplanët janë “jashtë përdorimit” derisa hetimi të përfundojë.

https://youtu.be/ip6ddH6e2o8

<div class=”player-unavailable”><h1 class=”message”>An error occurred.</h1><div class=”submessage”><a href=”http://www.youtube.com/watch?v=ip6ddH6e2o8″ target=”_blank”>Try watching this video on www.youtube.com</a>, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.</div></div>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit