1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mediat në Francë: Dëshmi të reja se Gaddafi financoi fushatën parazgjedhore të Sarkozy-t

Më të lexuarat

Mediat në Francë pohojnë se ekzistojnë dëshmi të reja të shkruara se si ish-lideri libian Muammer Gaddafi në vitin 2007 ka financuar fushatën parazgjedhore të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Portali “Mediapart” shkruan se në duart e prokurorit Serge Tournaire, i cili udhëheq hetimin kundër Sarkozy-t, gjendet një fletore me shkrim dore që i përkiste ish-ministrit për Naftë të Libisë Shukri Ghanem, i cili në vitin 2012 u gjet i vdekur në lumin Danub pranë Vjenës.

Fletorja është gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së dhëndrit të Ghanem-it që jeton në Holandë.

Portali “Mediapart” po ashtu thekson se Gaddafi ka mbështetur fushatën e Sarkozy-t me mbi 6.5 milionë euro. Prokuroria në Paris në vitin 2013 ngriti hetim lidhur me akuzat kundër Sarkozy-t.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit