6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mediat e SHBA-së shkruajnë 449% më shumë lajme rreth “Muslimanëve” të sulmeve terroriste se për të tjerët

Më të lexuarat

Të dhënat alarmojnë se mediat e SHBA-ve janë duke luajtur një rol aktiv për të bërë Amerikanët të kenë frikë nga Muslimanët.

Sulmet terroriste të përgatitur nga njerëz që proklamojnë që janë Musliman marrin një mbulesë prej 449% nga storiet e lajmeve se nga sulmet e përgatitur nga ata që janë jo-Musliman, thuhet sipas një studimi të bërë nga akademikët e Universitetit të Shtetit Gjeorgjisë. Kjo lidhet me atë se Muslimanët mbulohen nga media 4-5 herë më shumë që janë bërë nga supremacia e bardhë ose të tjerët.

“Këto stereotipa ri forcojnë narrativët kulturore se për çfarë dhe nga kush duhet të jemi të frikësuar”, thonë autorët e këtij studimi.

“Me mbulimin e sulmeve terroriste në mënyrë dramatike të bërë nga ndonjë Musliman më shumë se sa për incidentet e tjera, e bënë që media që këtë ngjarje të përhap më shumë. Bazuar në të gjeturat tona, nuk ka dyshim se Amerikanët kanë më shumë frikë nga terrorizmi i atyre që e identifikojnë veten musliman” ata thonë, përcjell KohaIslame.

Ata kanë marrë për studim mbulimin e këtyre ngjarjeve nga CNN dhe gazetat e SHBA-ve nga viti 2011 deri në vitin 2015, duke shikuar mbi 2,413 artikuj. Shikuan në mënyrë specifike lajmet mbi sulmet terroriste dhe gjetën se mbulimi i këtyre ngjarjeve nga ata që e lidhin veten me Islam është më i madhe se të tjerët.

Megjithëse 12,4% e sulmeve terroriste ishte e bërë nga njerëz që e kanë lidhur veten me Islamin, këto sulme morën 41.4% mbulesë mediatike mbi lajmet e lidhura me terrorin.

Studimet në mënyrë shokuese gjejnë se sulmet e kryer nga supermacitë e bardha gjejnë shumë pak mbulesë mediatike. Kjo tregon edhe njëherë se nga vije gjithë kjo urrejtje për Muslimanët. Nga viti 2002 deri në fillim të 2016, sulmet e lidhur me njerëzit e supremacisë së bardhë ishin përgjegjës për më shumë sulme terroriste dhe shkaktuan më shumë vdekje në SHBA se çdo individ që e lidh veten me Islamistët. Ndërsa sulmet ndaj Muslimanëve me qëllime urrejtje në SHBA janë rritur për 67% në vitin 2015, thuhet sipas raportit zyrtar të FBI-së./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit