9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mediat britanike: Lufta e III Botërore do nisë si e para. Vrasja e Andrey Karlov si ajo e Franc Ferdinandit

Më të lexuarat

Gjigantët britanikë të ‘Express’ e kanë krahasuar vrasjen e ambasadorit rus Andrey Karlov me atë të vrasjes së trashëgimtarit të Perandorisë Austro-hungareze Franc Ferdinand.

Sipas analistëve jemi shumë pranë Luftës së III Botërore. Ekspertët besojnë se ashtu jemi në të njëjtën situatë, siç ndodhi ku pas vrasjes së Franc Ferdinandit në 28 qershor të vitit 1914 gjatë një udhëtimi në Sarajevë, nisi Lufta I Botërore.

Përveç këtij fakti ekspertët shtojnë se në rast të një tensioni mes Turqisë dhe Rusisë do të shpërthente automatikisht Lufta e III Botërore, pasi në konflikt do të përfshihej edhe NATO.

Një tjetër indicie për rritjen e tensionit mes perëndimit dhe Rusisë, janë dhe raketat S-400 tokë-ajër të cilat janë vendosur nga rusët në Lituani dhe Poloni.

Gjithashtu në nenin 5 të traktatit të NATO-s thuhet se në qoftë se një sulm i armatosur ndodh kundër njërit prej shteteve anëtare, ajo duhet të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve, dhe anëtarët e tjerë do të ndihmojë anëtarin e sulmuar, me forcat e armatosura nëse është e nevojshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit