2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mediat botërore për protestat në Beograd: “Vuçiç është Putin”

Më të lexuarat

Trazirat në Beograd pas zgjedhjeve që pretendohen të vjedhura


Një numër i mediave të huaja dhe agjencive të lajmeve me reputacion kanë raportuar për protestat që u zhvilluan të dielën në rrugët e Beogradit.

Mbështetësit e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” tentuan të hyjnë në ndërtesën e Bashkisë kryeqytetase, por u penguan nga policia dhe xhandarmëria. Opozita dhe mbështetësit e saj pretendojnë se presidenti Vuçiç dhe koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) kanë vjedhur zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se mijëra serbë protestuan të dielën duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. “Ne do t’i tërheqim zvarrë hajdutët”, thërrisnin disa protestues.

BBC shkroi se “protestuesit antiqeveritar u përpoqën të pushtonin Kuvendin e Qytetit të Beogradit”. “Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët që protestonin kundër parregullsive të supozuara në zgjedhjet parlamentare”, shkruan BBC. “Aktivistët e opozitës pretendojnë se policia ka përdorur forcë të tepruar të dielën. Një nga liderët e Frontit të Gjelbër-Majtas, Radomir Lazoviç, tha se policët e kanë goditur atë dhe një numër personash të tjerë me shkopinj”, shtoi BBC.

Gazeta amerikane ABC e ka publikuar lajmin për protestat në Serbi me titullin: “Policia serbe hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve opozitarë”. ABC raporton se policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa qindra prej tyre u përpoqën të hynin në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit. ABC raportoi deklaratën e presidentit të Serbisë i cili tha se protestat janë organizuar nga jashtë dhe se janë arrestuar 35 persona për pjesëmarrje në protesta.

The Guardian theksoi se vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi që u mbajtën më 17 dhjetor ishin të padrejta. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se SNS ishte në një pozicion më të favorshëm falë mediave, se Vuçiç ndikoi padrejtësisht në zgjedhje dhe se partia në pushtet bleu vota.

Sky News britanik shkruan se Vuçiç i quajti protestuesit “banditë” dhe se ai pohoi se protesta e mbajtur “nuk është revolucion” dhe se opozita “nuk do të ketë sukses”. Sky Neës tha gjithashtu se vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin të drejta dhe se protestuesit hodhën vezë në ndërtesën e Kuvendit të Qytetit të Beogradit të dielën. Disa protestues kinse kanë thirrur “Vuçiç është Putin”, shkruan Jutarnji.

Ndërsa të hënën një tjetër protestë filloi në Beograd para ndërtesës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KZZ) për shkak të parregullsive të shumta zgjedhore. Kjo është protesta e tetë e koalicionit “Serbia kundër dhunës”.

“Ne të gjithë jemi këtu për të njëjtën detyrë, zgjedhjet janë vjedhur dhe tani të gjithë po luftojmë që zgjedhjet të anulohen dhe të zhvillohen zgjedhje të reja të drejta”, tha një prej personazheve kryesorë të opozitës serbe, Vladimir Obradoviç.

Nga studentët që iu bashkuan me shpejtësi qytetarëve të mbledhur në protestë, u dëgjua “Vuçiç hajdut”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit