1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Media izraelite: Përpjekje për bllokimin e urdhërarrestit ndaj Netanyahut

Më të lexuarat

Goditja e pritshme dhe e padëshiruar për dy aleatët

Izraeli dhe SHBA po bëjnë përpjekje diplomatike për të penguar Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) të lëshojë një urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për luftën në Gaza, raportojnë mediat izraelite.

Siç thuhet, Netanyahu është i shqetësuar se një veprim i tillë mund të dëmtojë reputacionin e Izraelit në skenën ndërkombëtare dhe është në kontakt me zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, raporton The Times of Israel.

Analisti i gazetës izraelite Haaretz, Amos Harel, shkroi se qeveria izraelite supozon se kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, së shpejti do të lëshojë urdhër-arrest për kryeministrin, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Herzi Halevi.

SHBA, e cila, ashtu si Izraeli, nuk është në mesin e 124 vendeve që kanë nënshkruar Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, është tashmë e angazhuar në përpjekje për të bllokuar urdhër-arrestet, sipas Harrell.

Netanyahu tha të premten se vendimet e ardhshme të ICC mund të krijojnë një “precedent të rrezikshëm”, por se pozicioni i Izraelit nuk po ndryshon. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit