-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Media gjermane për Vuçiçin: Në konflikt me qarqet nacionaliste

Më të lexuarat

Anullimi i Europride, reagim në mediat europiane

Duke bërë të ditur se Europride nuk do të mbahet në Beograd, presidenti Vuçiç po mban anën e qarqeve ortodokse dhe nacionaliste të djathta, vlerëson gazeta e Berlinit Tagesspiegel.

Agjencia më e madhe gjermane dpa raporton se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar anulimin e Europride, por organizatorët kanë njoftuar menjëherë se parada do të mbahet dhe se autoritetet nuk kanë të drejtë ta ndalojnë atë, transmeton Deutsche Welle.

“Vuçiç shpjegoi vendimin (për të anuluar) me krizat aktuale në vend, ndër to edhe konfliktet me Kosovën fqinje. Ai tha se në marrëveshje me kryeministren Ana Brnabiç, vetë homoseksuale, morri vendimi për anulimin e eventit”, transmeton dpa.

Në raportin e agjencisë, i cili transmetohet nga portale të shumta të mëdha si Spiegel dhe Zëeit, thuhet se më parë “organizatat e krahut të djathtë radikal dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe krijuan një atmosferë kundër manifestimit”.

Kujtohet se Serbia duhet të jetë vendi i parë në Evropën Juglindore që do të presë Europride, e cila ekziston që nga viti 1992.

Tagesspiegel kujton procesionin dhe kërcënimet e bëra nga peshkopi Nikanor, i cili tha se ishte gati të merrte armët kundër paradës së krenarinë.

“Presidenti Vuçiç u distancua nga kjo në një fjalim. Tani, duke njoftuar se Europride nuk do të mbahet në Beograd, ai ka prehë e qarqeve ortodokse dhe nacionaliste të djathtë”, vlerëson gazeta.

Sipas gazetës, “Serbia është një nga vendet e pakta që ka një kryetare të qeverisë haptazi lezbike në personin e Brnabiçit, e cila gjithashtu po rrit një fëmijë së bashku me partneren e saj. Megjithatë, çiftet e të njëjtit seks në Serbi nuk mund të regjistrojnë partneritete ose të martohen.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit