3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

‘Më uroni Bajramin’ – thirrja e njeriut me nevoja të veçanta prek botën

Më të lexuarat

Mesazhi i ngrohtë i një personi me nevoja speciale, Fares Al-Shammari, duke i kërkuar njerëzve që t’i urojnë atij një bajram të lumtur, është bërë virale në mediat sociale duke u shpërndarë me mijra here.

“Gëzuar Bajramin . Unë jam Fares Al-Shammari, një njeri me nevoja të veçanta “, shkroi i riu më 25 qershor, ditën e parë të Fitër Bajramit.

“Unë me mirësi pyes, nëse mund të më uroni një Bajram të lumtur – do të doja të ndaja gëzimin e saj me ju. Faleminderit dhe unë ju dua të gjithëve, “shtoi ai.

Qindra ju përgjigjën kësaj ftese përcjell KohaIslame.

Disa nga reagimet do të ju kënaqin shumë.

“Gëzuar bajramin Fares! Çdo vit sjelltë për ty bekime dhe lumturi.”

“Ti do të jesh një shembull shumë i mirë pozitiv për shoqërinë tonë, Gëzuar bajramin!”

“Ju jeni një njeri me të vërtetë frymëzues Fares”

Aktori Fayez Al Maliki i uroi Fares Bajramin dhe ftoi 5.5 milionë ndjekësit e tij të Twitter për të bërë të njëjtën gjë.

“Fares Al Shammari, ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra. Ne të duam, Gëzuar Bajramin,” shkroi ai.

“Unë i bëj thirrje të gjithë ndjekësve të mi për ti uruar Fares bajramin!”

“Fares, ne do të donim që të na vizitonit për një turne në Jizanin e bukur. Ju jeni i mirëpritur të na vizitoni mua dhe bijtë e mi në çdo kohë.”

“Gëzuar Bajramin Fares! Nëse jeni ndonjëherë në Riad, ju jeni të ftuar për darkë, ne do të donim që të kishim këtu, Zoti të bekoftë”.

Pasi mijëra persona iu përgjigjën postimit të tij, Al Shammari postoi në Twitter, duke i falënderuar të gjithë për gjestet e tyre.

“Unë do të doja të falënderoj të gjithë ata që më uruan një Bajram të lumtur. Ju të gjithë më keni bërë shumë të lumtur”, shkroi ai./KohaIslame.com

Gëzuar Bajramin, Fares edhe nga stafi i Koha Islame!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit