Njerëzit më të varfër në botë të prekur nga stuhitë, përmbytjet dhe thatësirat marrin më pak se një cent në ditë në ndihmë ndërkombëtare për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë dhe ngritja e nivelit të detit për shkak të ngrohjes globale, tha Oxfam, një organizatë jofitimprurësr ndërkombëtare.
Një analizë e financimit global të vendeve në zhvillim për përshtatjen e tyre me kushtet klimatike, u lëshua në një mbledhje të liderëve botërorë në Nju Jork në samitin e KB, i cili duhet të përgjigjet në pyetjen se çfarë masash do të merren për të frenuar ngrohjen globale.
Vende më të varfra, shumë në zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike, prej kohësh kanë kërkuar ndihmë financiare për ndërtimin e shtëpive më të sigurta, mbjelljen e kulturave më të qëndrueshme, ujitjen e sigurt dhe zhvillimin e sistemeve të alarmit të qytetarëve për motin e rrezikshëm.
“Miliona njerëz janë kërcënuar nga stuhi vdekjeprurëse, ujëmbytje dhe shkatërrim të të mbjellave”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Oxfam, Danny Sriskandarajah.
“Vendet e pasura duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zvogëluar emetimet dhe të ofrojnë ndihmë financiare për komunitetet më të varfra në luftën kundër ndryshimit të klimës”, shtoi ai.
Vitin e kaluar, për shkak të thatësirës, Briri i Afrikës kishte nevojë për ndihmë për më shumë se 15 milion njerëz në Somali, Etiopi dhe Kenia, ndërsa në Mozambik 2.6 milion njerëz kishin nevojë për ndihmë pasi dy ciklonet e fuqishëm shkatërruan zonën, tha Oxfam.
Sipas llogaritjeve të Oxfam, pas përjashtimit të huave që do të duhet të paguhen, 48 vende më pak të zhvilluara morën ndërmjet 2.4 miliardë dhe 3.4 miliardë dollarë ndihmë në 2015 dhe 2016, nga 2.5 në të dhënat e fundit në dispozicion dhe 3.5 dollarë për frymë në vit.
Vendet e pasura ranë dakord në 2009 që të sigurojnë 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020 për të ndihmuar vendet e varfëra të zhvillohen me teknologji të ulët karboni dhe të përshtaten me ndikimet në rritje të ndryshimit të klimës.
Dhurimet e qeverisë u rritën në mbi 71 miliard dollarë në 2017 nga afro 59 miliardë dollarë në vitin 2016, përfshirë investimet e sektorit privat, njoftoi në Shtator Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Gurria thotë se qëllimi 100 miliardë dollarëve deri në vitin 2020 është ende i arritshëm.
“Sidoqoftë, duhet të rrisim urgjentisht përpjekjet tona”, paralajmëroi Gurria. /tesheshi.com/