4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Më shumë se një miliard maska mbrojtëse kanë përfunduar në oqeane, nevojiten mbi 450 vite që mbetjet e plastikës të zhduken

Më të lexuarat

Gjatë vitit 2020 janë prodhuar rreth 50 miliardë maska mbrojtëse dhe vlerësohet se 1.5 miliardë copë kanë përfunduar në oqeane, bazuar në të dhënat e grupit “Oceans Asia”.

Në raport janë zbuluar të dhënat rrëqethëse të ndotjes së oqeaneve gjatë pandemisë, duke marrë parasysh sasinë e maskave që kanë përfunduar në ujëra. Vlerësohet se për pastrimin e mbetjeve të maskave plastike nevojiten deri në 450 vite.

Gjithashtu në raport thuhet se rreth 3 për qind nga 52 miliardë maska të prodhuara, do të përfundojnë në ujërat tona. Këto janë të dhëna shqetësuese sepse mbetjet plastike brenda një vit ua marrin jetën rreth 100 mijë krijesave të detit – gjitarë, breshka dhe mbi një milion zogj të detit dhe shumë peshq.

Mbetjet plastike jo vetëm që ndikojnë në jetën e detit, por edhe në komunitetet që jetojnë pranë brigjeve, peshkatari dhe ekonominë e vendeve.

Sasia e mbetje plastike është rritur dukshëm gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit, duke marrë parasysh se bartja e maskave është e obligueshme në shumicën e vendeve të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit