-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Më shumë se 180 të plagosur ndërsa policia izraelite përplaset me palestinezët në Jerusalem

Më të lexuarat

Protestuesit palestinezë hodhën gurë dhe policia izraelite gjuajti “granata marramendëse” dhe plumba gome në përleshjet jashtë xhamisë al-Aqsa në Jerusalem të hënën ndërsa Izraeli shënoi përvjetorin e marrjes së pjesëve të qytetit në luftën arabo-izraelite në vitin 1967.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se më shumë se 180 palestinezë u plagosën nga dhuna, nga të cilët më shumë se 80, përfshirë një person në gjendje kritike, u transferuan në spitale.

Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, ka qenë një pikë kryesore e dhunës në Jerusalem gjatë gjithë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Përplasjet kanë ngritur shqetësim ndërkombëtar.

Tensionet ishin veçanërisht të larta pasi Izraeli shënoi “Ditën e Jerusalemit”, kremtimi i tij vjetor i marrjes së Jerusalemit Lindor dhe Qytetit të Vjetër që është shtëpia e vendeve të shenjta myslimane, hebreje dhe të krishtera.

Policia ka thënë se ata kishin vendosur mijëra oficerë në rrugët dhe çatitë e Jerusalemit për të ruajtur paqen.

Izraeli e sheh të gjithë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, duke përfshirë pjesën lindore që aneksoi në një lëvizje që nuk ka fituar njohje ndërkombëtare.

Palestinezët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti që ata kërkojnë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Gaza. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit