3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Katari- vendi më i pasur në botë

Më të lexuarat

Katari është vendi më i pasur në botë, me një GDP për frymë rreth 102.000 dollarë amerikan, dhe rreth 14 për qind e familjeve janë milionere. Më pak se një shekull më parë, Katari jetonte në varfëri të skajshme, por tani ky vend është më i pasuri në botë.
 

Katari është vendi më i pasur në botë. Qeveria e këtij vendi bashkë me popullin mund të themi lirisht se kanë pasuri të pakufizuar, por kjo nuk u sjellë lumturi të plotë, pasi ky realitet u ka sjellë ndryshime sociale, që jo gjithherë i bënë të kënaqur ata.

Temperaturat më të mira në Doha janë në fund të prillit, që u japin mundësi njerëzve që të shijojnë diellin shëtitoreve në brigjet e Gjirit Persik.

Ndërsa nga muaji maj e deri në shtator temperaturat mesatare në këtë vend sillen nga 38 deri në 47 gradë, transmeton lajmi.net.

Pamja e kryeqytetit dhe qytetit më të madh të Katarit ka ndryshuar shumë viteve të fundit, duke u mbushur me kulla prej çeliku e xhami dhe pyjeve që dikur ishin vetëm shkretëtirë.

Katari është vendi më i pasur në botë, me një GDP për frymë deri në 102.000 dollarë, ndjekur nga Lihtenshtajnit (89.000), Bermuda (86.000), Macau (82.000) dhe Luksemburgut (78.000).

a

Sipas një raporti të CIA-s, rreth 14 për qind e familjeve në Katar janë milionere, dhe në vitin 2013 shkalla e papunësisë ishte vetëm 0.1 për qind.

Shfrytëzimin e burimeve të energjisë ky vend e filloi në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar, dhe para kësaj njerëzit në Katar burim kryesor të jetesës kanë pasur peshkimin.

Katari është vendi i tretë në botë sa i përket rezervave të gazit natyror dhe rezervat e naftës janë rreth 17 miliardë fuçi. Arsimi, kujdesi shëndetësor janë falas, energjia elektrike dhe uji janë falas. Në Katar nuk ka taksa.

a

Në një shoqëri, në të cilën qytetarët e Katarit janë një pakicë – të huajt në raport me vendasit janë afërsisht 7 me 1. Vendasit thonë se ka një rritje të zhgënjimit te pjesa e të rinjve, pasi ata synojnë vetëm punët e mira.

Nga gjithsej 1.8 milion banorë vetëm 280.000 janë vendas.

Qytetarët pasi të vendosin të ndërtojnë shtëpi, shteti më pas ua kthen gjysmën e kostos së ndërtimit.

Megjithatë, vetëm shtetasit mund të kenë shtëpi të tyre, sepse është e ndaluar t’u shtetet tokë të huajve.

Të huajt mund të blejnë banesa në një ishull artificial në Doha, ku banesa kushton deri në gjysmë milioni dollarë.

a

Jeta e familjes mesatare në Katar ka ndryshuar krejtësisht. Për rritjen e fëmijëve familjet angazhojnë kryesisht dado nga Filipinet, Nepali, Indonezia dhe vende të tjera, gjë që ka bërë të rritet hendeku kulturor mes gjeneratave.

Që nga viti i kaluar, kreu i shtetit është Emiri i tetë i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani. Udhëheqësi i ri arab, i cili është 34 vjeç, kërkon që të mos ketë asnjë kritikë në drejtim të tij, duke përfshirë edhe mediat.

Katari ka vetëm një fqinj tokësor, Arabinë Saudite, me të cilën ka nënshkruar një marrëveshje të mbrojtjes.

Në Katar, ka një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave të armatosura britanike.

Megjithatë, siç shkruan, “New York Times”, duke iu referuar rrjedhjes së shkresave diplomatike rezulton se të jetë një situatë e mirë kur është fjala për luftën kundër terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, Emiri ishte gjithmonë “zemërgjerë” dhe i gatshëm të jap fonte për lëvizjet rebele siç është Hamas në Lindjen e Mesme dhe Vëllazëria Myslimane në Egjipt.

Katari është vendi i parë arab që të pretë të organizojë një Kupë të Botës në futboll.

Kur është fjala për mediat, selia rrjetit të famshëm botëror “Al Jazeera”, ndodhet në këtë vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit