13.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Paris, shpërndahen lule në kuadër të fushatës “Unë jam Musliman”

Më të lexuarat

Në kuadër të fushatës “Unë jam musliman”, e cila është nisur pas sulmeve terroriste ndaj personelit të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila ka për synim të thyej paragjykimet në lidhje me komunitetin musliman, në rrugët e kryeqytetit francez u shpërndanë trëndafila, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në sheshin Republica, Nation dhe Bastille qytetarëve të cilët kalonin rastësisht iu ndanë trëndafila. Me trandafila qytetarëve u janë ndarë edhe broshura me titull “Urdhëro, unë jam musliman”. Fushata ka ngjallur interesim të madh tek qytetarët.
 
Në sulmi terrorist që u krye më 7 janar ndaj redaksisë së revistës “Charlie Hebdo” dhe tre sulme të ndryshme që pasuan, u vranë 17 persona.
 
Pas këtyre sulmeve është rritur përqindja e sulmeve ndaj objekteve fetare dhe varrezave të muslimanëve në këtë vend. /ip
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit