12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Me perëndimin e dellit jeta e tyre “errësohet”

Më të lexuarat

Dy vëllezërit të cilët gjatë ditës vazhdojnë aktivitetet e tyre të jetës në mënyrë normale, menjëherë pas muzgut hyjnë në një “gjumë të thellë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të shtruar në një spital në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, 9 vjeçari Abdul Reshid dhe 13 vjeçari Suhajb Ahmed nuk dinë as sëmundjen e tyre dhe as ilaçin e saj.

Vëllezërit të cilët gjatë ditës janë në një jetë normale menjëherë pas perëndimit të dellit futen në një “vdekje klinike” dhe as mund të lëvizin as mund të flasin.

Babai i fëmijëve, Muhamed Hashim, duke tregua për AA se pas perëndimit të diellit fëmijëve iu mbyllen sytë shprehet se: “Me mbarimin e ditës fëmijëve iu mbaron çdo gjë. Më pas ata nuk ndjejnë as etje dhe as uri. Truri i tyre ndalon. Nuk mund të shkojnë as në tualet për nevojat e tyre personale. Pas perëndimit të dellit sikur i’u fiken bateritë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit