2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Me ndihmën e Turqisë bëhet synetimi i 1.000 fëmijëve në Afganistan

Më të lexuarat

TAKHAR (AA) – Fondacioni Botëror për Synetim ka bërë synetimin e 1.000 fëmijëve nga familjet e varfra të provincës Takhar, në verilindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e synetimit të organizuar në qarkun Baharak morën pjesë Drejtori themelues i Fondacionit Botëror për Synetim, Dr. Fatih Soydemir, mjeku vullnetar Abdullah Özel dhe guvernatori i Baharakut, Faizurrahman Hajdari.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Hajdari thotë se edhe më parë janë realizuar projekte të shumta për të mirën e popullatës së Takharit, me mbështetjen e popullit turk.

Ai tha se popullata e rajonit është shumë prapa në aspektin ekonomik dhe kërkoi rritjen e ndihmave të tilla.

“Nuk kishim mundësi që t’i bëjmë synet fëmijët”

Përfaqësuesi i Fondacionit për Afganistanin, Sherifi tha se ky fondacion deri më tani ka bërë aktivitete të shumta në fushat si arsimi, ndihma emergjente ushqimore, therrja e kurbaneve, hapja e puseve të ujit dhe të të bërit synet”.

Ai bën të ditur se në kuadër të aktiviteteve shëndetësore të fondacionit jashtë shtetit kanë bërë synetimin e 1.000 fëmijëve në katër qarqe të provincës Takhar, në verilindje të Afganistanit.

Sipas tij, ceremonitë kanë zgjatur katër ditë. “Ne si fondacion planifikojmë që në vitet të ardhshme të bëjmë synet 10 mijë fëmijë çdo vit”, tha Sherifi.

Bal Humar, një banor i rajonit thotë se ai nuk kishte mundësi ta bënte synet djalin e tij për shkak të kushteve të vështira ekonomike. “Unë e bëra synet djalin tim nëpëmjet mjekëve turq. Ne duam që aktivitetet e tilla të organizohen më shpesh në rajonin tonë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit