“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?
Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.
Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”, raporton Tvklan.
EMRAT+FOTOT/ Krimi i rëndë në Tiranë, kush është vajza e vrarë dhe autori
19-vjecarja Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Matit eshte identifikuar viktima e krimit te rende te ndodhur mengjesin e sotem ne Tirane ne zonen e Don Boskos. Ajo eshte qelluar me arme zjarri nga 31-vjecari Xhafer Mata, i cili pasi e ka lene ate te vrare ka qelluar edhe veten.
Por nderkohe qe vajza humbi jeten ne vend, autori u dergua ne spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje kritike per jeten dhe nderroi jete pak ore me vone.