0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Me marrëveshje të fshehtë janë ndalur sulmet ajrore ndaj pozitave serbe përreth Srebrenicës

Më të lexuarat

 Mediat holandeze shkruajnë se në verë të vitit 1995 Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendimin e fshehtë për ndalimin e sulmeve ajrore ndaj objektivave serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Siç shkruan portali holandez “NLTimes”, po të mos ndodhte kjo, ndoshta rënia e Srebrenicës dhe gjenocidi që pasoi mund të ishin parandaluar.
 
Ministri holandez i Mbrojtjes në atë kohë, Joris Voorhoeve në një intervistë për “NOS” ka folur në lidhje me filmin dokumentar që u shfaq mbrëmë në kanalin “NPO 2” dhe ku përmendet se vendet perëndimore kanë marrë vendimin për pezullimin e sulmeve ajrore ndaj objektivave serbe në fund të majit 1995, vetëm një muaj e gjysmë para rënies së Srebrenicës.
 
Voorhoeve, i cili ka mbajtur postin e ministrit në periudhën 1994-1998, ka thënë se ai ka mësuar për vendimin e fshehtë disa muaj më parë, gjatë analizimit të dokumenteve të publikuara dy vjet më parë nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
 
Sipas tij, Holanda asnjëherë nuk ka qenë e njoftuar në lidhje me atë vendim, ndërkohë që qeveria holandeze u ka besuar premtimeve të Kombeve të Bashkuara se sulmet ajrore do të siguroheshin brenda dy orësh nëse është e nevojshme.
 
“Sikur ne do të kishim ditur për atë vendim, më 28 maj do të kishim ndërmarrë menjëherë masa për t’ua rikujtuar kujtimin e dhënë më parë. Është e pakujdesshme kjo që nuk kanë informuar Holandën. Kështu nuk funksionojnë gjërat brenda aleancës“, ka thënë ish-ministri holandez.
 
Portali holandez shkruan se njerëzit përgjegjës për vendimin në fjalë mbi sulmet ajrore janë kryeministri britanik John Major, presidenti francez Jacques Chirac dhe presidenti amerikan Bill Clinton.
 
 Siç pretendon Voorhoeve, Britania e Madhe dhe Franca posaçërisht kanë insistuar në pezullimin e sulmeve ajrore sepse forcat e Ratko Mlladiçit në fund të majit kanë mbajtur peng mbi 300 ushtarë francez dhe britanik.
 
Voorhoeve theksoi se mbështetja ajrore në masë të madhe do të kishte ndryshuar situatën në Srebrenicë.
 
“Mendoj se Mlladiç atëherë ka mundur të parandalohej. Ai ka mundur të ndalej, por jo edhe të shkelej. Atëherë do të krijohej një problem i madh humanitar, atje ishin 40 mijë njerëz. Por OKB-ja do të kishte patur kohë të evakuojë banorët në mënyrë adekuate në Bosnjën qendrore. Por Mlladiç ka arritur të hyjë duke lejuar të ndodhë masakra“, ka thënë ish-ministri holandez.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit